Detaje të reja kanë dalë në pah nga dosja e organizatës kriminale Suel Çelës.
Kujtojmë se pas hetimeve të bëra policia vuri në pranga gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu si dhe u ushtrua kontroll në banesat e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dyshoheshin për lidhje me këtë organizatë.
Për rrjedhopjë të organizatës kriminale ku dyshohet se pjesë e asaj kanë qenë pjesë dhe njerëz të drejtëisë shqiptare SPAK kërkoi sekuestrimin e disa celularëve, mes tyre dhe celularin e ish-gjyqtares, Enkelejda Kapedani.
Kujtojmë se kjo e fundit përmendej në bisedat mes anëtarëve të organizatës, të cilët i kërkonin favore për çështjet e tyre, por kjo ka refuzuar me pretendimin se do të bëjë karrierë.
Vendimin e SPAK për sekuestrimin e telefonit celular, Kapedani e kundërshtoi në Gjykatën e Posaçme.
Ditën e djeshme u zhvillua një seancë gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën e ish-gjyqtares.
Me kërkesën e palëve seanca u shty për një ditë tjetër. Kujtojme se Enkelejda Kapedani u shkarkua nga detyra në 2022 në kuadër të procesit të vettingut.


