Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Lexuese dokumentesh e detektorë, ambasada gjermane dhuron 285 mijë euro pajisje moderne për Policinë Kufitare shqiptare

    December 6, 2025

    Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua sot ceremonia e dorëzimit të pajisjeve të reja për Policinë Kufitare, të mundësuara nga Ambasada e Gjermanisë në kuadër të projektit europian EU4FAST. Ambasadori gjerman Karl Bergner dorëzoi personalisht pajisjet tek drejtori i Policisë Kufitare, Saimir Muçaj, në prani të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Sokol Bizhga, dhe përfaqësueses të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Francesca Varlese.

    Pakoja e ndihmës përfshin pajisje të avancuara lexuese dokumentesh, detektorë të rrahjeve të zemrës dhe mjete të tjera teknologjike për kontrollin e dokumenteve, me një vlerë totale prej rreth 285 mijë euro. Sipas njoftimit të ambasadës gjermane, këto mjete u siguruan me iniciativën e Policisë Federale Gjermane dhe financohen nga Bashkimi Evropian, si pjesë e projektit “EU4FAST – Mbështetja e BE-së për forcimin e luftës kundër kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor”.

    Projekti zbatohet në nivel rajonal me bashkëpunimin e qeverive të Gjermanisë, Italisë, Holandës dhe Francës, duke synuar rritjen e sigurisë kufitare dhe forcimin e kapaciteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër rrjeteve të trafikimit.

    Sipas ambasadës, teknologjia e re pritet të ulë kohën e pritjes në pikat kufitare shqiptare për qytetarët, duke krijuar procedura më të shpejta dhe më të sigurta të kalimit, ndërsa njëkohësisht rrit aftësinë e Policisë Kufitare për të zbuluar dhe parandaluar raste të kontrabandimit të migrantëve në situata të rrezikshme.

    Ambasadori Karl Bergner vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes vendeve partnere dhe angazhimin e përbashkët për të forcuar sundimin e ligjit.
    “Gjermania është krenare të mbështesë Shqipërinë dhe rajonin në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe mbrojtjen e njerëzve në rrezik. Kjo është pjesë e një qasjeje të koordinuar me BE-në, Francën dhe Holandën për të luftuar kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore në përputhje me standardet europiane”, deklaroi ambasadori.

    Ambasada gjermane pajisje moderne policia kufitare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    April 25, 2026

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    April 25, 2026

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    April 25, 2026

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.