Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Lëvizja “alla Maradona”, Jamal eklipson rekordin e Leo Mesit

    February 4, 2025
    Lëvizja “alla Maradona”, Jamal eklipson rekordin e Leo Mesit
    Jamal

    Levandovski vazhdon të jetë lojtari përcaktues te Barcelona, por ylli i madh i katalanasve është Lamin Jamal

    Pavarësisht nëse shënon, asiston apo thjesht driblon me topin rreth fushës, 17- vjeçari i Barçës kënaq turmën e “Montjuiç” në çdo ndeshje, ashtu siç bënin dikur Maradona, Ronaldinjo dhe Mesi. Shpesh thuhet se ka lojtarë që justifikojnë çmimin e një bilete dhe Lamin është padyshim një nga ata. Shembulli më i mirë është driblimi i tij personal në fazat fillestare të ndeshjes kundër Alavesh, në të cilën ai “dehu” gjashtë rivalë në një recital.

    Pasi vrapoi pothuajse 50 metra me topin “të qepur” pas këmbe, në një “zig-zag” të pafund, kulmi i numrit 19, ishte një pasim me të jashtmen për Rafinjën, që për pak sa nuk shënoi. Lehtësia, eleganca, zhdërvjelltësia e Lamin Jamal në driblimin e mbrojtësve të Alaveshit ishte më se evident dhe sipas të dhënave të “Opta”-s ai ka kaluar rekordin e Leo Mesit në La Liga. Ylli i ri i Barcelonës e përfundoi ndeshjen duke plotësuar 11 nga 21 driblime që tentoi, një rekord më i lartë se legjenda argjentinase që ka shënuar ndonjëherë në La Liga në të gjithë karrierën e tij. Rekordi i Mesit ishte 10 driblime të suksesshme nga 20 përpjekje në një ndeshje kundër Majorkës në vitin 2007.

    Pas paraqitjes së shkëlqyer të tij kundër Alavesh, Lamin Jamal e rriti epërsinë e tij si dribluesi më i mirë në La Liga. Ai ka grumbulluar 73 driblime të suksesshme në kampionat. Dodi Lukebakio i Seviljes (64) dhe Mbape i Realit të Madridit (46) janë lojtarët e tjerë që plotësojnë podiumin e dribluesve më të mirë në ligën spanjolle./PanoramaSport

    Jamal leo mesi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    April 23, 2026

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    April 23, 2026

    Alegri kërkon një “bomber” të gatshëm te Milani, emrat në radarin e Tares

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.