Monedhat e huaja kanë shënuar një forcim të ndjeshëm këtë të enjte në raport me lekun, sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Dollari amerikan është rritur me 0.70 lekë, duke u këmbyer me 86.98 lekë. Edhe euro ka shënuar një rritje të lehtë prej 0.18 lekësh, duke arritur në 98.19 lekë.
Paundi britanik ka fituar 0.39 lekë, duke kapur vlerën e 115.41 lekëve, ndërsa franga zvicerane është forcuar me 0.67 lekë dhe aktualisht këmbehet me 105.37 lekë.
Kjo tendencë e forcimit të valutave të huaja vjen në një periudhë kur lekut i është dobësuar pozita në tregun valutor vendas.


