Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek…”/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë

    Rreth 4 mijë banorë të Gostivarit u helmuan nga uji i ndotur, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt për përdorim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta/ Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

    December 20, 2025
    Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta/ Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

    Forcimi i lekut në raport me euron pritej të ulte kostot e importit dhe të sillte lehtësim për qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, euro është zhvlerësuar rreth 2% gjatë vitit 2025, duke shkuar nga 98.23 lekë në fillim të janarit në 96.56 lekë më 19 dhjetor.

    Megjithatë, ky dobësim i euros nuk po reflektohet te çmimet e produkteve bazë, të cilat vijojnë të jenë të larta.

    “Pjesa e luhatjes e rritjes së çmimeve është abuzive, se sa është një çmim që e reflekton çmimi final i produktit. Kursi i këmbimit duhej të reflektohej e duhej të kishte çmime më të ulëta”, u shpeh Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie.

    Situata bëhet më e ndjeshme në periudha festive dhe sezonale, ku rritja e kërkesës dhe oferta e kufizuar krijojnë terren për rritje çmimesh.

    Produktet më të prekurat janë frutat, perimet, mishi, qumështi dhe djathërat.

    “Efekt i festave, që gjithmonë është tendeca për t’u rritur, se rritet konsumi dhe serish ligjet e ekonomisë sonë, kur rritet konsumi duhet të ulet në këtë rast çmimi se ka kërkesë më të lartë”, shton ekspertja.

    Sipas të dhënave të fundit, ndryshimi mujor i inflacionit te ushqimet ka shënuar rritje.

    Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se deri më 15 janar ka nisur një proces të posaçëm monitorimi të çmimeve të mallrave të shportës, veçanërisht për periudhën e festave të fundvitit, për të garantuar që përfitimet nga kursi i këmbimit dhe tregu funksionojnë realisht për qytetarët.

    çmimet e ushqimeve mbeten të larta ekonomi Leku forcohet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

    July 26, 2026

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek…”/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë

    July 26, 2026

    Rreth 4 mijë banorë të Gostivarit u helmuan nga uji i ndotur, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt për përdorim

    July 26, 2026

    Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.