TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale sa i talon rastit të kësaj të diele në Dhërmi.
Një mjet lundrues hyri në perimetrin e sigurisë së pushuesve, duke rrezikuar jetën e duke rrezikuar jetën e pushuesve që po bënin plazh.
Lamallari shkruan se për “trimat” që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim.
Lamallari theksoi se Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve.
“Për “trimat” si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla. Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe qetësinë në plazhet tona.”- shkruan Lamallari./Radar.al


