Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Asllan Dogjanit, deputet i Partisë Demokratike.
Dogjani është marrë i pandehur nga SPAK pasi ndaj tij është ngritur akuza e fshehje dhe mos deklarim pasurie.
Radar.al mësoi se sot është hedhur shorti në GJKKO lidhur me gjyqtaren që do gjykojë dosjen ndaj Dogjanit.
Mësohet se gjyqtarja e cila do japë vendimin është Rudina Palloj.

Vetë Dogjani, në prononcimet për mediat ka pranuar se është nën hetim pasuror nga SPAK, që e akuzon se nuk ka deklaruar shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në 2006.
Sipas Dogjanit kallëzimi u bë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.
Në hetim nga SPAK është edhe deputeti tjetër demokrat Luan Baçi edhe ai në hetim pasuror pasi akuzohet nga ish ortaku se pastroi e fshehu 1.5 mln euro.
Radar.al


