Pas atentatit mafioz që tronditi Shkodrën pasditen e 30 tetorit, policia u raportua se kishte mësyrë në lagjen Dobraç të Shkodrës, aty ku pranë saj ndodhi dhe masakra me 3 viktima.
Vrasja e Hamza Licit, Klodiana Lala: Kjo ngjarje do të “përvëlojë” Shkodrën
Burimet thonë se deri tani mësohet se katër persona janë shoqëruar në polici.
Burime bëjnë të ditur se mes katër personave është Safet Bajri, një personazh i njohur në botën e krimit.
Dyshimet e para për atentatin e Dobraçit lidhen me armiqësinë disa vjeçare mes dy fiseve në kryeqendrën e veriut Shkodër, Bajri dhe Lici.
Nga atentati mbeti i vdekur në vend Hamza Lici, një kalimtare, ndërsa në mbrëmje ndërroi jetë në spital dhe Arlind Bushati, djali i ish kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.
Ky është “Range Rover”-i me 2 automatikë brenda që u përdor në atentatin në Shkodër


