Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Lajçak konfirmon: Do kemi raund të ri negociatash Serbi-Kosovë

    September 6, 2024
    Lajçak konfirmon: Do kemi raund të ri negociatash Serbi-Kosovë

    I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përgjatë ditës së sotme u shpreh se ka një pajtim për të organizuar një raund të ri të negociatave për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.

    Lajçaku tha se marrëveshja e vitit të kaluar e arritur në Bruksel dhe në Ohër, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe sipas tij, Serbia ka tërhequr një letër dërguar Bashkimit Evropian në dhjetor të vitit 2023 ku thuhej se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.

    “Letra është tërhequr. Pra, dhe ka deklarata aty-këtu që nuk janë të dobishme, por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe më shumë se kaq, marrëveshja është bërë edhe pjesë e rrugës së Kosovës drejt Bashkimi Evropian dhe rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Lajçaku.

    Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla gjatë një konference për shtypin tha se nuk ka ndonjë informatë se Serbia e ka tërhequr dokumentin.

    “Unë besoj se zoti Lajçak fjalën e ka për tërheqje të pjesshme të asaj letre të ish kryeministres Ana Bërnabiç, e cila megjithatë nuk tërhiqet nga mosnjohja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, gjë që është një qasje tërësisht e papranueshme për ne”, tha ajo.

    Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë ciësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veriun e banuar me shumicë serbe.

    Një javë më parë autoritetet e Kosovës mbyllën komunat paralele serbe në veri, të cilat sipas tyre, “kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

    Operacioni nxiti reagimin e Beogradit dhe përfaqësuesve politik serb në veri .

    “Unë besoj se nuk duhet të ketë bllokim dhe shpresoj se nuk do të ketë bllokim sepse kjo është në ndikimin negativ në lirinë e lëvizjes në jetën e njerëzve”, shtoi më tej Lajçak.

    Shuarja e institucioneve paralele serbe është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur.

    Pjesë e marrëveshjeve të të arritura nëpër vite ishte hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

    “Qëndrimi i Bashkimit Evropian, mendoj se dihet mirë, por do ta përsëris. Ura duhet të hapet, por kjo hapje duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe ne po diskutonim hollësi të këtij procesi”, përfundon Lajçak.

     

    Lajçak negociatat Serbi-Kosove
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.