TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë seancës plenare ka bërë propozimin për të nderuar akademikun e ndjerë.
“Akademiku Rexhep Qosja, vepra e të cilit janë një kontribut i pazëvendësueshëm i kujtesës tonë kombëtare dhe dinjitetit tonë si komb, është shumë jetike në formën e respektit të kontributit për shqipen, të vlerësojmë kontributin e këtij akademiku, që bazuar në rregulloren e Kuvendit kur salla të plotësojë protokollin të një momenti të tillë solemn, ta kujtojmë veprën e tij duke mbajtur një minutë heshtje. Familja ka kërkuar privatësinë për të mos patur ceremoni zyrtare.”- tha Balla./Radar.al


