Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se nuk do të pranohet ndryshimi i Kushtetutës për të zgjatur mandatin e prokurorëve të SPAK. Reagimi i tij erdhi pas kërkesës së kreut të SPAK, Altin Dumani, që prokurorëve t’u jepet mundësia e një mandati të dytë pas përfundimit të mandatit aktual 9-vjeçar.
Berisha tha se “nuk ka arsye të frikësohet kush nga puna që ka bërë”, duke e akuzuar Dumanin se kërkon të ndryshojë Kushtetutën vetëm për të siguruar postin. Ai theksoi se ndryshime kushtetuese mund të bëhen vetëm për të ndarë rolet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, jo për të zgjatur mandate.
“Ti ke qenë prokuror në SPAK, nëse ke punuar me ndershmëri, nuk ke pse trembesh”, tha Berisha, duke shtuar se drejtësia nuk mund të përdoret për pazare politike.