Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kushtetuesja rrëzon kërkesën e 37 deputetëve demokratë për ligjin e zonave të mbrojtura: Ligj kuadër, nuk cenon detyrimet ndërkombëtare

    July 31, 2025
    Çmimet e ndërtimeve në kryeqytet/ Kërkuan shfuqizimin e VKM-së. Rrëzohet rekursi i Shoqatës

    Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e 1/5 së deputetëve të Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Vendimi u mor pas shqyrtimit të padisë së depozituar më 1 nëntor nga opozita, e cila pretendonte se ligji binte ndesh me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

    Në vendimin e arsyetuar, Gjykata rrëzoi shumicën e pretendimeve, duke theksuar se ligji është një “ligj kuadër” pa pasoja të drejtpërdrejta, dhe për rrjedhojë nuk cenon detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja apo konventat ndërkombëtare si Rio, Bernë, Ramsar apo Marrëveshja e Parisit.

    Për raportin financiar dhe konsultimin publik, Kushtetuesja vlerësoi se projektligji nuk sjell efekte konkrete që kërkonin përllogaritje të detajuar shpenzimesh, ndërsa konsultimi i zhvilluar nga Kuvendi u cilësua në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën e Aarhus-it.

    Për pretendimin e lidhur me MSA-në, gjyqtarët ndanë qëndrimet, por nuk u arrit shumica prej pesë votash për të shpallur papajtueshmëri. Gjykata theksoi se ligji do të marrë efekt vetëm pasi të miratohen aktet nënligjore për zonat konkrete, ku mund të bëhet vlerësimi përfundimtar për përputhshmërinë me detyrimet ndërkombëtare.

    Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese pritet të publikohet brenda afateve ligjore.

    deputetë demokratë Gjykata Kushtetuese ligji Zonat e Mbrojtura
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.