Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kushtetuesja i rrëzoi padinë, ish-ministri Beqaj letër anëtarëve të gjykatës: Në 7 muaj s’kam folur as 2 orë

    January 31, 2026
    "Sterilizimi"/ Beqaj i bindur që ka fituar pafajësinë: SPAK po më pengon

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të dhëna nga gjykatat e të gjitha shkallëve.

    Përmes avokatit të tij, Beqaj ka publikuar një letër drejtuar anëtarëve të Kushtetueses, ku shprehet se ende nuk ka njohuri për rezultatin e votimit të gjyqtarëve. Ai thekson se rrëzimi i kërkesës tregon se kundër saj kanë votuar të paktën katër gjyqtarë, ndërsa mund të jetë votuar en bloc nga të gjithë tetë gjyqtarët.

    Beqaj thekson gjithashtu se nuk ka pasur mundësinë të dëgjohet personalisht në seancë. “Rregullat na pengojnë të flasim vetë para jush. Në 7 muaj që trajtoni çështjen nuk na jepni as dy orë kohë për të shprehur pozicionin tonë. Nëse do të kisha pasur mundësinë, argumentet e mia do t’i kishit dëgjuar më 23 dhjetor 2025,” shkruan ish-ministri, duke përmendur edhe ndryshimet e pritshme në Kodin Penal, të cilat ishin publikuar për konsultim në tetor 2025.

    Ky vendim vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe konfirmon që masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj Beqajt do të mbetet në fuqi.

    Letra e plotë:
    Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!
    Po ju drejtohem publikisht pas njoftimit të publikuar në faqen web të Gjykatës më 28 janar 2026, ku bëhet e ditur se është rrëzuar kërkesa ime për të kundërshtuar vendimin e GJKKO të datës 6 korrik 2024 mbi masën e sigurimit “arrest në burg”.
    Kjo padyshim më bën subjektiv dhe ju besoj edhe për këtë arsye mund ta neglizhoni këtë komunikim. E keni gati klishe­në që vendimet e gjykatës nuk komentohen.
    Por, meqë shqiptarët fitojnë çështje në GJEDNJ (Strasburg), kjo ndodh sepse ja që edhe ju jepkeni vendime të padrejta.
    Atëherë, në një shoqëri demokratike, si e jona, çdokush ka të drejtë të shprehet lirshëm kundër padrejtësive. Mjafton që ta bëjë në mënyrë të paqtë dhe etike.
    Ende nuk kam dijeni të rezultatit të votimit. Por rrëzimi i kërkesës tregon se kundër kërkesës sime kanë votuar të paktën 4 gjyqtarë, por ndoshta kanë votuar en bloc të tetë gjyqtarët.
    Ky komunikim publik është vetëm për ata gjyqtarë që kanë votuar rrëzimin e kërkesës.
    Kam bërë kërkesë në Gjykatën tuaj të nderuar më 1 korrik 2025. Sipas njoftimit të kahershëm, seanca do të zhvillohej në datë 23 dhjetor 2025, ndërsa njoftimi i rrëzimit të kërkesës u bë publik më 28 janar 2026. Kaq mjafton për të kuptuar se sa seriozë jeni në trajtimin e çështjeve që gjykoni. 7 muaj për të bërë vlerësimin e një mase sigurie. A ka kuptim që të jepni një vendim për një masë sigurie 19 muaj nga dhënia e vendimit të parë? Një shqyrtim i tillë i stërzgjatur e humbet funksionin e tij si garanci efektive. Çfarë lloj drejtësie qenka kjo? Kujt i duhet kjo lloj drejtësie kaq e vonuar?
    Për ju kërkesat për rrëzim të vendimeve të masave të sigurimit mund të jenë “bezdisëse”, mund të jenë “të dorës së dytë” krahasuar me çështje të tjera shumë më themelore për shtetin e së drejtës që gjykoni, por kjo nuk duhet t’ju çojë në vlerësime krahasimisht më simpliste në raste si ky i imi.
    Më 6 korrik 2024 GJKKO ka arsyetuar se, meqë veprat penale që dyshohet se kam kryer si funksionar i lartë parashikojnë dënim të lartë, ekziston rreziku që të largohem nga Shqipëria. Edhe Apeli i GJKKO më 7 gusht 2024 ka konfirmuar këtë rrezik.
    Por vetë tekstet e arsyetimeve të vendimeve të shkallës së parë dhe Apelit të GJKKO, nëse lexohen, janë kontradiktore me vendimet e po këtyre gjykatave ndaj meje.
    Nga leximi i vendimeve që unë kam kërkuar të rrëzoni rezulton:
    🔹 ️Funksionar i lartë
    Gjykatat (6 korrik dhe 7 gusht) kanë arsyetuar që në krye të herës se drejtori i përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë as sipas Kushtetutës (neni 135, pika 2) dhe as sipas KPrP (75/a). Anipse SPAK ka hyrë në vitin e shtatë të funksionimit, ende nuk di se kë ka subjekt të vetin.
    🔹️ Korrupsioni pasiv
    Gjykatat (6 korrik dhe 7 gusht 2024) kanë arsyetuar që në krye të herës se dyshimet për korrupsion pasiv bazohen vetëm në hamendje. Kanë ftuar organin e akuzës për hetime të mëtejshme edhe për të përcaktuar vlerën e dyshuar të korrupsionit, sepse kjo lidhet edhe me kompetencën lëndore të SPAK. Në mungesë të një vlere korrupsioni, sado minimale qoftë, akuza për korrupsion nuk ka ekzistuar që në krye të herës.
    🔹️ Mashtrim me pasoja të rënda
    Se si kualifikohet pasoja e rëndë në ligjin penal shqiptar e përcakton një vendim unifikues i GJL i vitit 2003. Por vetë ai vendim thotë se, bazuar në “zhvillimin aktual të vendit” (pra të vitit 2003), pasojë e rëndë është çdo vlerë mbi 2 milionë lekë. Paga minimale në shkallë vendi është rritur 5 herë nga 2003. A nuk është bërë atëherë vlera minimale e pasojës së rëndë 10 milionë lekë? Por kjo e rrëzon pasojën e rëndë. Për koincidencë, një ditë para rrëzimit të kërkesës ndaj meje, Kuvendi miratoi ndryshime në Kodin Penal. Neni 143/a/8 flet për mashtrim ndaj interesave financiare të BE-së. Pra, vepra penale e dyshuar për mua sipas nenit 143 qenka e cilësuar gabim. Mbrojtja ime nuk ka si ta dinte këtë gjë deri më 30 tetor 2025, kur ka sjellë informacione tek ju. Por ju vetë duhet të jeni të interesuar për zhvillimin e ligjit penal në Shqipëri. Neni 143/a/8 i Kodit Penal besoj se do të jetë në fuqi pas 2–3 javësh. Prandaj edhe akuza për mashtrim nuk ka ekzistuar që në krye të herës.
    🔹️ Shkelje e barazisë në tender
    Mjafton një vendim i GJK i vitit 2006 për të provuar se akuza për shkelje të barazisë në tender është e pabazuar që në krye të herës. Acquis i BE-së nuk është burim i së drejtës penale në Shqipëri. Shqipëria nuk është ende shtet anëtar i BE-së. Rregulloret e BE-së që pretendohet se kam shkelur nuk janë ende ligj në Shqipëri. Ndërsa i famshmi Udhëzuesi PRAG nuk është ligj as në BE, as në Shqipëri. Ja pra që edhe ky dyshim nuk ka ekzistuar që në krye të herës.
    Nëse sa më sipër mund të duket se i përket gjykimit të themelit, unë nuk pajtohem.
    Nuk pajtohem sepse veprat penale të dyshuara u vendosën artificialisht në kërkesën e SPAK për masë sigurie. U rrit artificialisht dënimi maksimal për të ngritur alibinë e rrezikut të largimit. Çfarë më shtynte mua të largohesha nga vendi? E kisha dhe e kam një procedim tjetër penal për një fakt penal shumë më të rëndë dhe kisha masën “detyrim paraqitje”.
    Sipas procedurës suaj, ne nuk kemi mundësinë të dëgjohemi. Rregullat tuaja na pengojnë të flasim vetë para jush. Në 7 muaj që trajtoni çështjen nuk na jepni as 2 orë kohë mundësinë të flasim para jush. Nëse do ta kisha pasur mundësinë, sa parashtrova më sipër do t’i kishit dëgjuar prej meje më 23 dhjetor 2025. Edhe ndryshimet e pritshme në Kodin Penal, sepse drafti me ndryshimet kishte dalë në konsultim publik që në tetor 2025.
    E kam të qartë se çfarë do të ketë arsyetimi i rrëzimit të kërkesës. Shumë formalist do të jetë. Arsyetim tipik i një gjykate fakti.
    Por ju, të nderuar, nuk jeni shkalla e katërt e gjyqësorit në Shqipëri.
    Ka vite që jeni kthyer në shkallë të katërt gjykimi. Ka ndodhur ditë pas dite. E kanë sjellë këtë frymë ata anëtarë që kanë ardhur nga gjyqësori. Kanë sjellë frymën proceduraliste, afatet e tejzgjatura të gjykimit dhe arsyetimit.
    Prandaj ndoshta duhet ndaluar me ligj që gjyqtarët nga tre shkallët e gjyqësorit të jenë anëtarë të GJK.
    Kjo javë filloi me formalizimin e Korporatës së Drejtësisë. Të hënën u bë mbledhja inauguruese e Korporatës. Në atë mbledhje u nda edhe shqetësimi për raportin e zhdrejtë midis të paraburgosurve dhe të burgosurve në Shqipëri.
    Unë nuk prisja pranim të kërkesës sime thjesht dhe vetëm se i përkas këtij raporti të zhdrejtë. Por rrëzimi i palogjikshëm i kërkesës sime është dëshmi e qartë se juve nuk ju ndjen fare për shqetësimet e shoqërisë shqiptare.
    Të nderuar anëtarë të Gjykatës,
    Unë nuk kam ndonjë interes të veçantë për arsyetimin e vendimit.
    Por ju keni mundësinë të silleni si gjykatë e ligjit. Në të mirë të kujtdo që ndeshet në tre shkallët e gjykimit me çështje si këto që ndeshën në rastin tim.
    Keni mundësinë të vendosni kornizën e funksionarëve të lartë subjekt i SPAK.
    Keni mundësinë të vlerësoni peshën ligjore të rregulloreve të BE-së për sa kohë Shqipëria nuk është vend anëtar i BE-së.
    Keni mundësinë të vendosni një mekanizëm që i lejon gjykatave të aktualizojnë vlera absolute monetare të kahershme që përcaktojnë shkallë të posaçme dëmi penal.
    Nëse jepni vlerësim për këto çështje, do të ndikoni drejtpërdrejt edhe në uljen e çështjeve gjyqësore, sepse do të orientoni gjykatat në vendimmarrje më të unifikuara.
    Shpresoj që vendimi i arsyetuar të jetë në lartësinë e rolit tuaj: mbrojtje reale e lirisë dhe e ligjshmërisë.

    Beqaj kushtetuesja leter
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.