TIRANË- Për ditën e sotme, më 29 prill, vendi pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas të dhënave meteorologjike të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat e ajrit do të regjistrojnë vlera tipike pranverore.
Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin në rreth 12°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 24°C.
Në zonat e ulëta, termometri do të luhatet nga 10°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës.
Ndërsa në zonat malore, temperaturat parashikohen të variojnë nga 7°C në vlerat minimale deri në 22°C në ato maksimale.
Sa i përket erës, ajo do të jetë e lehtë deri mesatare./Radar.al


