Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohen babë e bir në Selanik, dyshohen për trafik kokainë nga kafeneja e tyre

    Netanyahu: Do ta ndryshojmë fytyrën e Lindjes së Mesme

    “I treguan mesazhet ‘Zemra ime'”, Monika Kryemadhi flet për Ilir Metën: 33 vite bashkë, respekt dhe pengje personale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kush është 26-vjeçarja që mbyti të atin me tel! Nëna e ndihmoi, inskenuan gjithçka si aksident

    July 24, 2025
    Transportoi ilegalisht 11 emigrantë, arrestohet 56 vjeçari nga Fieri/ Vazhdojnë hetimet për bashkëpunëtorët e tij

    Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Fier, ku një vajzë 26-vjeçare ka vrarë të atin duke e mbytur me tel, ndërsa nëna e saj dyshohet se ka bashkëpunuar në inskenimin e ngjarjes si një vdekje aksidentale.

    Krimi u raportua fillimisht si një vdekje e papritur, kur rreth orës 23:00 të datës 23 korrik 2025, shtetasja Emanilda Rama, banuese në fshatin Frashër, informoi Policinë e Fierit se babai i saj, Anesti Rama, 56 vjeç, kishte humbur jetën në mënyrë aksidentale në banesën e tyre.

    Menjëherë pas njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, organizoi operacionin e koduar “Inskenimi”, ndërsa hetimet paraprake nxorën në pah një sërë dyshimesh që përjashtonin mundësinë e një aksidenti.

    Hetimet e thelluara zbuluan se Emanilda Rama kishte mbytur të atin me një tel, për motive që mbeten ende pjesë e hetimit. Pas aktit kriminal, ajo dyshohet se ka bashkëpunuar me nënën e saj, shtetasen Violeta Rama, 53 vjeçe, për të pastruar trupin dhe për të paraqitur ngjarjen si një vdekje natyrale ose aksidentale.

    Pas inskenimit të ngjarjes, vajza njoftoi Policinë, duke pretenduar se i ati kishte ndërruar jetë në rrethana të zakonshme. Por hetimi profesional i Policisë së Fierit dhe Prokurorisë zbardhi të vërtetën e rëndë.

    Aktualisht, Emanilda Rama është arrestuar, ndërsa e ëma, Violeta Rama, ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj.

    Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit. Materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

    26-vjecarja Emanilda Rama Fier mbyti me tel Violeta Rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohen babë e bir në Selanik, dyshohen për trafik kokainë nga kafeneja e tyre

    April 24, 2026

    Netanyahu: Do ta ndryshojmë fytyrën e Lindjes së Mesme

    April 24, 2026

    “I treguan mesazhet ‘Zemra ime'”, Monika Kryemadhi flet për Ilir Metën: 33 vite bashkë, respekt dhe pengje personale

    April 24, 2026

    Ryanair mbyll bazën në Berlin dhe përgjysmon fluturimet, zhvendos avionët drejt BE-së me kosto më të ulët

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.