Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Hamilton shkëlqen në Barcelonë dhe korr fitoren e parë me Ferrari, tërhiqen Antonelli dhe Leclerc

    E çuditshme/ Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes

    Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “I treguan mesazhet ‘Zemra ime'”, Monika Kryemadhi flet për Ilir Metën: 33 vite bashkë, respekt dhe pengje personale

    April 24, 2026
    Kryemadhi uron Metën në 56-vjetorin e lindjes: Dhuratën më të bukur...
    Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

    E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, deputetja dhe politikania Monika Kryemadhi ka folur për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin dhe ish-presidentin Ilir Meta, duke theksuar respektin që ende ka për të, pavarësisht ndarjes dhe sfidave në jetën e tyre personale dhe politike.

    Kryemadhi u shpreh se 33 vitet e bashkëjetesës me Metën kanë qenë një periudhë e rëndësishme e jetës së saj, të cilën nuk e mohon, pavarësisht vështirësive që kanë kaluar.

    “Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën. Kanë qenë shumë të bukura, me sfida dhe beteja, disa të fituara e disa të humbura”, u shpreh ajo.

    Ajo shtoi se është penduar që ka shpenzuar më shumë kohë për të tjerët sesa për familjen dhe fëmijët e saj, duke e konsideruar këtë një nga pengjet e saj personale.

    Në deklaratën e saj, Kryemadhi komentoi edhe akuzat dhe hetimet e fundit, duke përmendur Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK dhe drejtuesin e saj Altin Dumani, duke pretenduar se janë përdorur metoda që, sipas saj, kanë krijuar konflikt mes palëve.

    Ajo tha gjithashtu se në të kaluarën i janë paraqitur pretendime dhe mesazhe që, sipas saj, janë interpretuar në mënyrë të gabuar për të krijuar tension mes saj dhe Metës.

    Pavarësisht gjithçkaje, Kryemadhi theksoi se ndjen ende respekt për Ilir Metën, duke e cilësuar marrëdhënien e tyre si një pjesë të rëndësishme të jetës së saj personale.

    Jam penduar që kam harxhuar kohën për të tjerët dhe jo për familjen time. Kam peng në marrëdhënien me fëmijët, sepse i jam përkushtuar njerëzve të tjerë dhe në fund të ditës, kur kthen kohën, thua çfarë kam bërë për fëmijën tim. Ndjej respekt për të. Meta kurrë nuk ka qenë i vëmendshëm për veshjen time. Vetëm një herë, kur i kam lyer flokët e kuqe, i bëri përshtypje.

    Sot ndjej respekt dhe inat me veten që SPAK dhe Dumani përdorën metodologjinë e sigurimit të shtetit për të na futur në konflikt, duke i quajtur si bashkëpunëtor të SPAK, pra që kam tradhtuar Metën dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Meta gjithmonë i ka besuar njerëzit dhe ky ka qenë problemi më i madh i tij. Ai ka një miqësi të tepruar brenda vetes së tij. Zhgënjimin e ka shumë më të madh. Manipulimi që është bërë ka qenë shumë i shëmtuar dhe jo njerëzor”.

    Monika riktheu në vëmendjet edhe akuzat që i janë bërë.

    “Të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë lloj skeme… ata i than në fillim Metës, që në telefonin e Monikës kemi gjetur një të dashur, pra “Monika ka të dashur”. Unë thoja që të kesh të dashur duhet të kesh kohë njëherë. Meta kishte ikur nga shtëpia atëherë. Thonin që unë kam të dashur. I kishin çuar Metës mesazhet e mia me “Zemra ime”. Unë Metën e kisha të regjistruar në telefon me “Zemra ime”, u shpreh Monika Kryemadhi.

    Monika Kryemadhi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Formula 1/ Hamilton shkëlqen në Barcelonë dhe korr fitoren e parë me Ferrari, tërhiqen Antonelli dhe Leclerc

    June 14, 2026

    E çuditshme/ Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes

    June 14, 2026

    Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

    June 14, 2026

    E pazakontë/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.