Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    E rëndë në Fier/ E mbyti babanë me tel dhe tentoi ta paraqiste si aksident, arrestohet 26-vjeçarja, nëna e saj nën hetim

    July 24, 2025
    LAJM I FUNDIT/ Lëndohet me mjet prerës një nxënës 16-vjeçar në Baz të Matit

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Fier, ku një 26-vjeçare ka mbytur babanë e saj dhe më pas ka tentuar ta paraqesë ngjarjen si një aksident. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut, në fshatin Frashër.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, pas kallëzimit të bërë rreth orës 23:00 nga shtetasja E. R., 26 vjeçe, se babai i saj, A. R., 56 vjeç, kishte ndërruar jetë aksidentalisht në banesë, u organizua operacioni i koduar “Inskenimi”.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, nisën menjëherë hetimet. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe deklarimeve kontradiktore të 26-vjeçares, lindën dyshime se vdekja e 56-vjeçarit nuk kishte qenë aksidentale.

    Pas hetimeve të thelluara, u arrit në përfundimin se shtetasja E. R. kishte mbytur babanë e saj me një mjet strangulues (tel), për motive të dobëta. Ajo dyshohet se ka bashkëpunuar me nënën e saj, shtetasen V. R., 53 vjeçe, për të pastruar trupin dhe për të inskenuar vdekjen si aksidentale.

    Pas kryerjes së veprimeve, E. R. ka njoftuar Policinë, duke u përpjekur të mbulojë krimin. Ndërkohë, 53-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Policisë së Fierit, ku po kryhen veprime të mëtejshme hetimore për të përcaktuar përgjegjësinë e saj penale.

    Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe rrethanave që çuan në këtë krim familjar. Materialet procedurale janë referuar për ndjekje të mëtejshme.

    26-vjecarja Fier mbytja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.