Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Kurum” mbyll aktivitetin/ 500 punonjës përfundojnë në rrugë

    August 24, 2024
    "Kurum" përfundon aktivitetin/ 500 punonjës përfundojnë në rrugë

    Kompania turke “Kurum” ka mbyllur aktivitetin e tij.

    500 punonjësit e Uzinës së Çelikut e Petëzimit janë njoftuar për ndërprerjen e njëanshme të kontratës pa u dhënë arsye.

    Nga data 1 gusht uzina ka ndalur punën në Uzinën e Çelikut ndërsa nga data 20 gusht është mbyllur edhe Uzina e Petëzimit.

    Deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin, megjithëse zyrtarisht thuhet se mbyllja e aktivitetit është për shkak të remontit.

    Emri i kompanisë turke që operon në Shqipëri prej 1998 doli së fundmi pas kapjes së një ngarkese me mbetje toksike rreth 800 ton në Tajlandë.

    Kujtojmë se ngarkesa ishte nisur nga Porti i Durrësit ndërsa Ministria e Mjedisit deklaroi se ato ishin nga një kompani që vepronte pranë ish-Metalurgjikut në Elbasan.

    Të njëjtën ditë, kompania “Kurum” hodhi poshtë deklaratën e Ministrisë së Mjedisit se ngarkesa ishte e saj, duke theksuar se i respekton të gjitha rregullat për trajtimin e mbetjeve, toksike apo jo.

    Sipas prokurorisë, mbetjet toksike janë transportuar nga “Kurum” në Portin e Durrësit nga kompania e transportit “Sokolaj”, e cila është pjesë e hetimeve gjithashtu.

    Përfaqësuesja e kompanisë Sokolaj, ka deklaruar në polici se mbetjet, të cilët ajo i ka emërtuar si oksid hekuri, janë blerë nga “Kurum” në nëntor 2023 për 41 mijë dollarë dhe i janë shitur një kompanie në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë ndërsa kontejnerët janë nisur nga Porti i Durrësit më 4 korrik 2024.

     

    500 punonjes kurum perfundon aktiviteti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.