Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kurti paralajmëron takime me opozitën për zgjedhjen e presidentit

    March 30, 2026

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të ftojë në takime liderët e partive opozitare, në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

    Ai tha se deri më tani nuk ka pasur kohë për të zhvilluar konsultime të brendshme lidhur me këto takime për shkak të një vizite në Paris të Francës. Por, ai shtoi se ato do të ndodhin së shpejti.

    “Do të bëj ftesa për takime për kryetarët e partive opozitare që të shohim se cilat janë rrugët që ta arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve”, tha Kurti.

    Kurti tha se konsultimet e brendshme do t’i zhvillojë sot dhe nesër e pastaj do të vijnë ftesat për opozitën.

    I pyetur se a do të tërhiqen kandidaturat e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufcës, dhe deputetes së LVV-së, Fatmire Kollçakut, për postin e presidentit, Kurti tha se “do të shihet se çka është e mundur ligjërisht”.

    Sipas tij, për të qenë i sigurt procesi i zgjedhjes së presidentit, nevojitet një mbështetje edhe më e gjerë në Kuvend.

    “Duhet të jemi rreth 85 që të jemi të sigurt që ta zgjedhim presidentin aty dhe për këtë do të bëj edhe ftesa dhe do të zhvilloj edhe takime”, theksoi ai.

    Kurti nuk dha detaje se çfarë ofertash konkrete mund të paraqiten në këto takime, duke shtuar se kjo do të bëhet e ditur vetëm pasi të zhvillohen ato.

    Deklaratat e Kurtit vijnë në një kohë kur procesi për zgjedhjen e presidentit është futur në një afat të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit se është përgjegjësi e Kurtit që t’i japë shtetit një president.

    “Ne mendojmë që është përgjegjësia e drejtpërdrejt e kryeministrit Kurti me 66 vota, atëherë edhe tash, t’i japë Kosovës presidenti”, tha ai, duke shtuar se për t’u arritur 80 votat e nevojshme për presidentin duhet një marrëveshje politike.

    Ai u shpreh skeptik se paralajmërimet e Kurtit për takime për presidentin do të prodhojnë ndonjë rezultat.

    “Ju e shini vetë, kjo është një metodë pune, një procedurë standarde që ky formacion politik që e udhëheq Kosovën, t’i zvarrisë punët dhe në fund të vijë, të bëjë një proces kinse po diskutojmë për një president unifikues. Prapë do të ndodhë e njëjta, prapë do të shkojë avazi i njëjtë”, tha ai.

    Më 25 mars, Kushtetuesja vendosi se deputetët kanë edhe 34 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin e ri, përkatësisht deri më 28 prill. Nëse kjo nuk ndodh, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja.

    Takime të tilla mes Kurtit dhe opozitës janë paralajmëruar edhe para seancës së 5 marsit, kur Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin për shkak të mungesës së kuorumit. Madje, kryeministri kishte dërguar ftesa për takim edhe gjatë kohës kur çështja ishte në Gjykatën Kushtetuese.

    Megjithatë, liderët e partive opozitare kishin refuzuar të takoheshin në atë fazë, duke theksuar se preferonin të prisnin vendimin e Kushtetueses përpara se të hynin në bisedime politike.

    Çështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese pasi presidentja Vjosa Osmani kishte dekretuar shpërndarjen e Kuvendit më 6 mars, një ditë pas dështimit të zgjedhjes së presidentit. Gjykata vlerësoi se ky dekret nuk ka prodhuar efekt juridik.

    Ndërkohë, të premten, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se seanca e 5 marsit nuk është mbyllur dhe do të vazhdojë sapo të krijohen kushtet për votim.

    Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme presidentin. Për këtë proces nevojiten të paktën 80 deputetë të pranishëm në sallë dhe dy të tretat e votave në dy rundet e para, ndërsa në rundin e tretë kërkohen 61 vota.

    Partitë opozitare kanë theksuar se përgjegjësia kryesore për sigurimin e shumicës bie mbi partinë në pushtet, ndërsa kanë kërkuar marrëveshje politike për tejkalimin e situatës.

    Zgjedhja e presidentit duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, e cila përmbyll mandatin e saj më 5 prill.

    Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo ajo nuk gëzoi mbështetjen e partive.

    Për partinë në pushtet, ajo nuk i kishte votat e nevojshme, ndërsa për partitë e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit.

    Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje brenda afatit të caktuar, Kosova rrezikon të hyjë në një cikël të ri zgjedhjesh, vetëm pak kohë pas përfundimit të atyre të fundit./REL

    kurti Takime me Opoziten
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    June 14, 2026

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    June 14, 2026

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    June 14, 2026

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.