Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kurti dhe Konjufca i kërkojnë opozitës një kandidaturë të dytë për president

    March 5, 2026

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se shpreson që do të paraqitet një kandidaturë e dytë për president të Kosovës, në ditën e fundit të afatit kushtetues për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit.

    Këtë deklaratë, Kurti e bëri pas mbledhjes solemne të Qeverisë, në mëngjesin e 5 marsit, për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Pasdite duhet t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë, në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai.

    Aktualisht, i vetmi kandidat zyrtarisht i propozuar për president është Glauk Konjufca nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

    Konjufca, zëvendëskryeministër aktual dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tha pas mbledhjes së Qeverisë se do të ishte mirë që edhe opozita të dilte me një kundërkandidat.

    “Partitë politike, PDK-ja [Partia Demokratike e Kosovës] dhe LDK-ja [Lidhja Demokratike e Kosovës], duhet të përcaktohen që, nëse nuk e votojnë Glauk Konjufcën, kë do ta votojnë? Për besë, nëse e propozojnë ndonjë emër, ndoshta edhe unë e votoj”, tha ai.

    Sipas tij, opozita mund ta propozojë edhe presidenten aktuale, Vjosa Osmani.

    Në nenin e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit thuhet se presidenti i ri duhet të zgjidhet 30 ditë para se të përfundojë mandati i presidentit aktual, që në rrethanat e tanishme është data 5 mars, para se Vjosa Osmani ta mbyllë mandatin e saj më 4 prill.

    Kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pyet nga gazetarët më 2 mars pse nuk po e propozon Osmanin, ai la të kuptohet se ajo nuk gëzon mbështetje të gjerë, duke thënë se “ne duhet t’i kemi 80 veta që qëndrojnë në sallë dhe votojnë minimalisht”.

    “Prioritet absolut e kemi shmangien e zgjedhjeve të reja, duhet të sigurohemi që jo t’i kemi 80, por 84 apo 85”, tha Kurti.

    Një kandidat duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin me 120 karrige, ndërsa kuorumi arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61./rel

    Konjufca kurti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    June 14, 2026

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    June 14, 2026

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    June 14, 2026

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.