Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kursi i euros nuk e ndal rënien, zbret poshtë vlerës…

    September 13, 2024

    Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun dhe e ka mbyllur javën në nivelin më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të premten euro u këmbye me 99.47 lekë.

    Monedha europiane ka qëndruar gjatë gjithë muajit shtator poshtë nivelit të 100 lekëve, ndërkohë që ka ndjekur një prirje të ngadaltë rënëse gjatë gjithë muajit.

    Rënia vjetore e euros po përshpejtohet gjithashtu dhe monedha europiane këmbehet sot në rënie me 6.4% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.

    Oferta e lartë dhe e qëndrueshme e monedhës europiane në tregun valutor po bën që euro të bjerë edhe në një periudhë të vitit kur tendencat historike janë karakterizuar nga një rimëkëmbje e kursit të euros, pas rënies sezonale të verës.

    Megjithatë, në vitet e fundit është e qartë se rënia e euros nuk është një fenomen i kufizuar sezonal në muajt e pushimeve verore. Kjo mund të shpjegohet me shpërndarjen në kohë të turizmit pothuajse gjatë gjithë vitit, prurjet e mëdha valutore që kanë qëllim investimet në pasuri të paluajtshme dhe me flukset e valutës nga burime informale.

    Edhe Banka e Shqipërisë duket se tashmë ka hequr dorë nga përpjekjet për ta mbajtur kursin nën kontroll nëpërmjet ndërhyrjeve direkte, duke pranuar edhe rënien nën kufirin simbolik të 100 lekëve.

    Rënia e euros është ndjekur edhe nga shumica e valutave të tjera. Dollari amerikan ka rënë përsëri poshtë kufirit të 90 lekëve dhe këmbehej të premten me 89.64 lekë. Paundi britanik humbi gjithashtu terren dhe u këmbye me 117.85 lekë./MONITOR

    euro Këmbimi valutor
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.