Skiatorja e njohur Lara Colturi këtë sezon të Kupës së Botës në skinë Alpine, e nisi me sukses.
Skiatorja e talentuar që përfaqëson ngjyrat “Kuq e Zi” zuri vendin e 16-të në Sllallomin Gjigand të etapës inagurues në Solden.
Ky ishte goxha sukses për Larën, ku në dëshiminë e dytë arriti të japë kohën e 9-të.
Ishte hera e parë që Lara fiton pikë nga etapa e Solden, pasi në 2 përfaqësimet e kaluara gara ose është anuluar ose Lara nuk ka arritur ta përfundojë atë.
Ndalesa e radhës është me 16 Nëntor në Levi, në disiplinën e Sllallomit.
Një ndalesë e veçantë për Laren, pasi do të festojë ditëlindjen e saj të 18-të në Finlandë më 15 Nëntor.


