Një nga çështjet e nxehta të kronikës, është misteri për fatin e Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022.
“Fati i Ervis Martinaj do mbetet një mister që nuk e di nëse do zgjidhet ndonjëherë. Se çfarë e bën mister fatin e tij, kjo ha diskutim. Por e vështirë për t’u zbardhur nga ana e institucioneve. Nëse ai nuk është gjallë, pa u gjendur kufoma, nuk do ketë zbardhje kurrë të saj dhe s’mund të jepet përgjigje zyrtare. Nëse është ekzekutuar dhe zhdukur si version, do jetë e vështirë për t’u zbuluar”, tha gazetarja Aida Topalli në Report TV.
Kurse avokati Edmond Petraj shpjegoi se sipas procedurave, nëse pas 5 vitesh personi nuk gjendet, ai hiqet fare nga regjistrat dhe figuron i vdekur.
“Për 5 vite fshihet nga regjistrat shqiptar sipas ligjit. Ka afate kohore, procedura dhe veprime. Janë bërë denoncimet e humbjes nga familja në Kurbin, kanë nisur hetimet dhe është në procedurë, por ka afate. Pra dy gjëra ka, ose është gjallë dhe e dinë, kanë burimet e tyre. Ose është i vdekur. Situatë kontradiktore, ligji e parashikon, duhet të shpallet i vdekur pasi kështu është procedura, besoj edhe për 3 vjet, nëse nuk ka informacione të reja”, shpjegon anën ligjore avokati.


