Ashtu si çdo vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit.
Këtë vit, ndryshimi i orës do të bëhet më 26 tetor, në mëngjes. Në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar përsëri 03:00, që do të thotë një orë më shumë gjumë për të gjithë.
Ky ndryshim zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e politikës së përbashkët për kursimin e energjisë. Megjithatë, debati për heqjen e këtij sistemi është ende i hapur dhe, ndonëse diskutohet prej vitesh, ende nuk ka një vendim përfundimtar.


