SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke bërë një deklaratë të forte, ku i bën thirrje publike Izraelit që të ndalojë çdo operacion ushtarak të mundshëm ndaj Iranit.
“Izrael. Mos i hidhni ato bomba. Nëse e bëni është një shkelje e madhe. Kthejini pilotët tuaj në shtëpi, tani!”-shkroi Trump.

Kujtojmë se një natë më parë Trump njoftoi që mes Izraelit dhe Iranit do të niste armëpushimi pas 12 ditëve luftime përmes raketave që kanë shënjestruar qytetet më të mëdha të të dyja vendeve.
Vetëm pak orë parë Izraeli pretendoi se Irani ka thyer armëpushimin e vendosur mes palëve, ndërsa në një deklaratë para nisjes drejt samitit të NATO-s në Hagë, Trump tha se të dyja vendet e kanë shkelur paktin./Radar.al


