Gjatë Samitit IV të Diasporës, Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.
Në një ceremoni të zhvilluar gjatë samitit, Rama e shoqëroi momentin me nota humori, duke theksuar se Adams së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe.
“Jemi të vetmit që mund të themi: e kisha këtë punë! Tani është dorëzuar, kush ka guxim ta marrë këtë mundësi,” u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Ai shtoi gjithashtu se përvoja në Shqipëri është unike dhe në zhvillim të vazhdueshëm:
“Kjo është ID-ja jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip. I dashur Erik, mirë se erdhe në Shqipëri.”


