Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kriza politike në Gjermani, sot merret vendimi i rëndësishëm. Çfarë pritet të ndodhë më pas

    December 16, 2024

    Të hënën Bundestagu vendos për çështjen e votëbesimit që shtron kancelari, Olaf Scholz. Zgjedhjet e parakohshme janë planifikuar më 23 shkurt.

    Për zgjedhjet e parakohshme të planifikuara më 23 shkurt debatohet kudo në Gjermani. Por zhvillimi i tyre kërkon ndjekjen e procedurave të caktuara të lidhura me kuadrin ligjor zgjedhor të Gjermanisë.

    Hapat kryesorë: Kancelari shtron së pari çështjen e votëbesimit në Bundestag, dhe duhet ta humbasë atë, gjë që pritet të ndodhë të hënën. (16.12.)

    Më pas presidenti federal shpërndan parlamentin. Si pasojë duhet që brenda 60 ditësh të mbahen zgjedhjet e reja.

    Si funksionon procesi i votëbesimit, çfarë ndodh pas tij?

    Në përputhje me nenin 68 të ligjit themelor gjerman, kancelari federal paraqet një mocion në Bundestag për të kërkuar votëbesimin ndaj tij. Olaf Scholz e bëri këtë me shkrim më 11 dhjetor 2024 dhe ia dërgoi Presidentes së Bundestagut, Bärbel Bas.

    Sipas nenit 68 paragrafit 2 të ligjit themelor gjerman, votimi për kërkesën e kancelarit mund të bëhet jo më herët se 48 orë pas pranimit të saj. Votëbesimi zhvillohet të hënën në Bundestag.

    Nëse kancelari nuk do merrte një shumicë absolute prej 367 votash pro në këtë votim, do të thotë se e humb votëbesimin. Abstenimet e mundshme nga deputetët do të kishin të njëjtin efekt si një votë kundër. Duhet të bëhet një votim me emër, dhe dihet publikisht se cili deputet dhe si ka votuar. Pas humbjes së votëbesimit, kancelari mund t’i sugjerojë Presidentit Federal që të shpërndahet Bundestagu. Scholz tashmë ka njoftuar se do ta bëjë këtë.

    Presidenti federal duhet ta bëjë këtë nga e hëna brenda 21 ditësh.Presidenti federal, Steinmeier mund ta bëjë këtë, por jo patjetër. Kriteri kryesor është nëse krijohet një situatë e paqëndrueshme politikisht. Në fjalimin e tij më 7 nëntor 2024, menjëherë pasi u prish koalicioni, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier tha, se një mazhorancë e qëndrueshme dhe një qeveri e aftë për të vepruar do të jenë pikë referimi për vendimin e tij.

    Nga kjo mund të konkludohet, se ai anon drejt shpërbërjes së Bundestagut.

    Nëse Presidenti Federal shpërndan Bundestagun, duhet të ketë zgjedhje të reja brenda 60 ditëve nga shpërbërja e tij. Kështu thuhet në nenin 39, paragrafi 1, fjalia 4 e ligjit themelor. Dita e zgjedhjeve federale përcaktohet zyrtarisht nga Presidenti Federal në përputhje me Ligjin Federal Zgjedhor.

    Në Gjermani është përcaktuar 23 shkurti.A do të vazhdojë kancelari detyrën pas humbjes së votëbesimit?

    Humbja e votëbesimit dhe shpërbërja e Bundestagut nuk e ndryshojnë faktin që kancelari dhe qeveria e tij janë në detyrë si zakonisht. Funksioni i kancelarit federal përfundon vetëm kur një Bundestag i ri mblidhet pas zgjedhjeve të reja (neni 69 i ligjit themelor). Edhe atëherë, kancelari Scholz qëndron në detyrë me kërkesë të Presidentit Federal, derisa një Bundestag i sapozgjedhur të ketë zgjedhur kancelarin e ri./DW

    gjermani kriza politike mocion olaf sholz votëbesimit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.