Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë, dëme të shumta materiale

    Rama: Paketa e Maleve synon zhvillimin e pronarëve, jo favorizimin e oligarkëve

    Botërori 2026 pritet t’i sjellë FIFA-s të ardhura rekord prej mbi 13 miliardë dollarësh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kriza e naftës: Rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

    March 20, 2026

    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) bën thirrje për masa të shpejta për të ulur konsumin si pasojë e krizës së naftës. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka bërë thirrje për masa të shpejta për të ulur përdorimin e karburanteve me krizën e shkaktuar nga lufta në Iran. Rekomandimet përqendrohen tek transporti, i cili, sipas IEA-s, përbën afërsisht 45 përqind të konsumit të naftës. Agjencia thekson se edhe ndryshimet e thjeshta në sjellje mund të kenë një ndikim të shpejtë, prandaj ajo rekomandon ndryshime në sjelljen e shoferëve për të ulur me shpejtësi konsumin: si kufizime shpejtësie, punë nga shtëpia, më pak fluturime.

    Edhe një kalim më i madh në transportin publik mund të ulin konsumin e karburantit. Për më tepër, sipas IEA-s, një ulje prej të paktën dhjetë kilometrash në orë e kufizimeve të shpejtësisë në autostrada do të ulte konsumin e karburantit si në transportin e pasagjerëve ashtu edhe në atë të mallrave. Kufizimet e aksesit për makinat në qytetet e mëdha – siç është alternimi midis makinave me targa çift dhe tek – gjithashtu mund të ndihmojnë. Kjo do të zvogëlonte mbingarkesën dhe do të ulte konsumin e karburantit.

    Lirohet rezervat strategjike

    Agjencia sheh kursime shtesë tek drejtimi më efikas dhe përmirësime në transportin e mallrave dhe shpërndarjes. Më pak fluturime gjithashtu do të ulnin kërkesën për naftë gjatë krizës. IEA rekomandon masa efikase të drejtuara sakte, jo aq subvencione të zgjeruara shtetërore, këtë e kanë treguar krizat edhe në të shkuarën.

    Në të njëjtën kohë, agjencia thekson se vendet e saj anëtare kanë filluar tashmë të lirojnë rezervat strategjike të naftës. Rezervat e liruara do të “përbëhen kryesisht nga nafta bruto”, me kontribute nga Evropa “kryesisht në formën e produkteve të rafinuara”, njoftoi IEA. Organizata vendosi një javë më parë të lirojë 426 milionë fuçi naftë nga rezervat e saj të emergjencës për të zbutur rritjen e çmimeve të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.

    lindja e mesme Nafta Rekomandimet e Agjencisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë, dëme të shumta materiale

    July 21, 2026

    Rama: Paketa e Maleve synon zhvillimin e pronarëve, jo favorizimin e oligarkëve

    July 21, 2026

    Botërori 2026 pritet t’i sjellë FIFA-s të ardhura rekord prej mbi 13 miliardë dollarësh

    July 21, 2026

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.