Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Kriza e karburanteve/ Ministri i Infrastrukturës: Nuk do e heqim taksën e qarkullimit! Bordi mund ta rriste sërish çmimin

    April 1, 2026

    TIRANË-Enea Karakaçi, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbajtur fjalën e tij pas mbledhjes së Qeverisë ditën e sotme dhe teksa shpjegoi për vendimet e marra që lidhen me dikasterin që drejton, foli edhe për krizën e karburanteve dhe çmimin e tyre.

    Karakaçi u shpreh se taksa e qarkullimit nuk do të ndryshonte dhe as implikimet fiskale nuk do prekeshin në kohë krize, por la të kuptohej se çmimi i naftës mund të ndryshonte nëpërmjet Bordit të Transparencës.

    Në lidhje me taksën e qarkullimit të mjeteve, Karakaçi i qëndroi linjës së mëparshme ekzekutive se “kush harxhon më shumë naftë paguan më shumë taksë”.

    “Dua të theksoj një element, shpesh ka një keqkuptim për taksën e qarkullimit, çdo shtet e ka atë, por mënyra si vilet është në varësi të praktikave të shteteve përkatëse. Ka shtete që e mbajnë si taksë vjetore të mjeteve të transportit dhe ka si Shqipëria që e ka taksën e qarkullimit me çdo litër karburant të konsumuar. Vlerësimi i qeverisë shqiptare, siç unë e kam thënë edhe më përpara, është që vjelja e taksës së qarkullimit nga konsumi i litrave të naftës është më proporcional, sepse paguan më shumë ai konsumator apo klient që harxhon më shumë për mjetin apo përdor më shumë litra. Vlerësimi i qeverisë është se mbajtja e taksës nga sasia e litrave të naftës është më proporcional me qytetarin dhe në aplikimi i saj.”-u përgjigj ministri para gazetarëve të interesuar ditën e sotme (1 prill).

    Kurse për çmimin aktual të naftës dhe mundësinë e rritjes së tij të mëtejshme, ai tha se Bordi nuk është mbledhur edhe pse kishte mundësi për rritjen e saj me 1 lek.

    “Përsa i përket mekanizmave që lidhen me reduktimin e barrës fiskale të karburanteve, e kemi shprehur dy janë masat e marra dhe që po vlerësohet. E para është Bordi i Transparencës që vendos çmimin tavan apo ndërhyn nëse ka kalim të tij sipas nivelit të vendosur 220 lekë. Deri tani ky limit nuk është kaluar e prekur, pra nuk kemi kalim në 221 lekë. Pra sot edhe pse çmimi është 218 lekë, mund të kishte hapësirë për rritje më të lartë me 1 lek dhe nuk është mbledhur Bordi, metodologjia përkatëse është transparente.“- shtoi Karakaçi në shpjegimin e tij. 

    Kurse për tabelën fiskale dhe akcizën, i qëndroi mendimit se “implikimet fiskale në kohë krize nuk duhen prekur”. Por ai shpjegoi se aktualisht po bëhet një shqyrtim për uljen e mundshme të saj, gjithmonë në varësi të çmimit të karburanteve.

    “Përsa i përket implikimeve fiskale, Qeveria ka mbajtur qëndrim që ato nuk duhen prekur dhe sidomos në kohën e krizës. Megjithatë i referohem edhe ministres së Ekonomisë që para disa javësh ka dalë në dalje publike dhe ka referuar planin e qeverisë për të shikuar uljen e taksës së akcizës mbi rritjen e caktuar të çmimit të karburanteve, i cili në dijeninë time është në faza të avancuara dhe pritet vlerësimi dhe shqyrtimi i tij”, përfundoi ministri fjalën e tij./Radar.al

    Enea Karakaçi Ministri i Infrastrukturës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.