Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1%!

    February 27, 2025
    Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1%! Efektet negative që solli rënia e euros dhe ulja e kërkesës nga jashtë

    Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 2024. sipas të dhënave nga Ministria e Financave në Kuadrin Makroekonomik dhe fiskal 2026-2028 (shiko grafikun e mëposhtëm).

    Raporti i Ministrisë së Financave vjen në një kohë kur INSTAT nuk ka publikuar zyrtarisht asnjë të dhënë për treguesit e punësimit më 2024, pasi siç kanë shpjeguar burimet zyrtare po integrohen të dhënat e cens 2023 në Anketën e Forcës së Punës.

    Rënia e të punësuarve shpjegohet edhe me zhvillimet në ekonominë reale, ku një seri biznesesh në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve u mbyllën si rrjedhojë e efekteve negative në të ardhura që solli rënia e euros dhe ulja e kërkesës nga jashtë.

    Ministria e Financave parashikon që edhe në periudhën afatmesme punësimi të ketë ecuri të dobët.

    “Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 0.1% në vit gjatë viteve 2026-2028”, thuhet në Kuadrin e ri makroekonomik.

    Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës do të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes së ofertës së punës, ndërkohë që trendet negative demografike (të vërejtura prej disa vitesh tashmë) pritet të vijojnë të kenë efekte shtrënguese se në ofertën për punë, ashtu edhe në numrat agregat të punësimit përgjatë periudhës afatmesme në vijim.

    Ndërsa rritja e kërkesës për punë pritet të reflektojë dinamikën e perspektivës afatmesme të sektorëve kryesorë të aktivitetit ekonomik, kryesisht në turizëm dhe në ndërtim.

    Shërbimet pritet të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.

    Ndërkohë pritet që punësimi në afatin e mesëm të jetë së paku jo në rritje negative (në nivele mjaft të moderuara, por gjithsesi ende pozitiv), në reflektim të efekteve të kundërta të rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës nga njëra anë dhe trendeve negative demografike nga ana tjetër.

    Produktiviteti i përgjithshëm i punës të vijojë të përmirësohet gjatë 2026-2028 dhe do të jetë një faktor i rëndësishëm i gjenerimit të rritjes ekonomike në afatin e mesëm, analizon Ministra e Financave.

    Qeveria pret që punësimi të përqendrohet drejt sektorëve me produktivitet relativ më të lartë, duke reflektuar përmirësimet teknologjike në ekonomi.

    Tregu i punës në vendin tonë mbetet problematik, me informalitet të lartë dhe është i përqendruar në sektorë që nuk ofrojnë paga të larta. Gjithashtu ka norma të larta të papunësisë tek të rinjtë dhe angazhim të ulët të femrave në forcën e punës.

    Ndërmjet sistemeve arsimore dhe nevojave të tregut të punës ka një hendek që vjen e zhvillohet çdo ditë. Mijëra të rinj diplomohen çdo vit, për të cilat tregu vendas i punës nuk ka nevojë, teksa ekonomia po rrit përqendrimin në dy sektorë, turizëm dhe ndërtim./Monitor

    euro Fasoneria kriza
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.