Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Krimet e realizuara/ Dumani “spiunon” vëllain e tij: Talo mori 250 mijë euro, Gent Sharra zotonte rolin e organizatorit

    September 2, 2024
    Krimet e realizuara/ Dumani "spiunon" vëllain e tij: Talo mori 250 mijë euro, Gent Sharra zotonte rolin e organizatorit

    Në dosjen e siguruar të vëllezërve Çopja, një rol kyç për zbardhjen e krimeve ka luajtur dhe Nuredin Dumani.

    Por një tjetër emër që del surprizë në këtë dosje, si i përfshirë në Dhjetor 2018 në vrasjen e trefishtë të Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turkut Erdal Duranay, është Dashamir Dumani, vëllai i bashkëpunëtorit kryesor të SPAK, Nuredin Dumani.

    Dashnor Dumani mësohet se atë natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Mir Haxhinë. Dumani në dëshminë e tij rrëfen emrat e personave të përfshirë, në vrasje nga ajo e Bradasheshit tek atentati i vëllezërve Baho si dhe rolin e secilit.

    Bashkëpunëtori i SPAK tregon se vrasja e Bradasheshit ndodhi për llogari të vëllezërve Çopja, por qëllimi nuk ishte vetëm droga, por edhe fakti që grupi tjetër duhej, t’u lironte rrugën, pasi ishin më superior dhe mendjemëdhenj.

    Konflikti ka nisur pasi grupi Alibej dhe grupi Çopja kishin porositur një ngarkesë droge ku secili prej tyre kishin 4 mln euro. 8 në total. Drogën e mori grupi i Çopjave pasi të tjerët u eliminuan. Dumani deklaron se Talo Çela ka marrë 250 mijë euro dhe nga 5 kg kokainë për secilin person që ka marrë pjesë në ekzekutim.

    Dëshmia e Nuredin Dumanit:

    Talo më tha se i kishte marrë Kel Kamamit 250 mijë euro për të realizuar këtë punë deshtën ta bënin për t’u lidhur me grupin e vëllezërve Çopja pasi vrasja ishte për llogari të tyre, me qëllim që më pas të punonin me drogë, por kjo bëhej vetëm po të shkatërrohej grupi tjetër. Grupi që vranë ishin superior dhe mendjemëdhenj. Konflikti ka nisur pasi grupi Alibej dhe grupi Çopja kishin porositur një ngarkesë droge ku secili prej tyre kishin 4 mln euro. 8 në total. Drogën e mori grupi i Çopjave pasi të tjerët u eliminuan. Talo ka marrë 250 mijë euro dhe nga 5 kg kokainë për secilin person që ka marrë pjesë në ekzekutim. Edhe pjesëmarrës të tjerë në ngjarje thonin se kemi marrë bukë pra kokaionë. Në kohën kur unë kisha dalë nga burgu Talo vinte shpesh tek shtëpia ime në kat të dytë së bashku me Altin Ndocin. Gjatë diskutimeve dilnin shumë tema dhe një nga këto tema ishte kjo ku e tregonin me krenari atentatin ndaj vëllezërve Baho ku kishin patur kundërpërgjigje të fortë aq sa ishte dëmtuar edhe makina e tyre.

    Dua t’ju sqaroj se në takimin e parë që unë kam bërë me Fatos Gosën në vitin 2019, para vrasjes së Andi Zylyfit në zonën e Nishtullës tek dyqani i Vilson Ballës që jep makina me qera, prezent kanë qenë Vilson Balla, vëllai i tij Marinel Balla dhe një punëtor që lante makinat. Fatos Gosa erdhi së bashku me vëllanë tim Dashnor Dmani, Eljo Bitri dhe dy persona të tjerë, të cilët nuk e di kush ishin pasi nuk i njihja dhe emrat e tyre nuk i mbaj mend. Makina me të cilën erdhën ishte e Eljo Bitrit tip Benz CLS. Nuk mund ta shpjegoj arsyen e vizitës së tyre atye pasi nuk kam dijeni, por ata kishin ardhur sepse njiheshinme vëllanë tim Dashnor Dumanin. Gjatë kohës që ishim aty dhe biseduam dhe e morën vesh që kisha qenë në burg. Unë për t’i respektuar se ishin shokët e vëllait tim Dashit, i kërkova Vilson Ballës që të shkonte tek lokali përballë dhe të merrte disa pije. Fatos dhe dy personat e tjerë para se të largoheshin në shenjë respekti më lanë mua nga 50 euro secili. Siç ua kam shpjeguar edhe më parë, Fatos Gosa është i përfshirë si informator jo vetëm tek vrasja e Andi Zylyfit,  por edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit.

    Vëllai i Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani në Masakrën e Bradasheshit:

    Dinamikën e zhvillimit të ngjarjes e di me detaje sepse ma ka shpjeguar vëllai im Dashnor Dumani. Dashi më ka treguar se në atë ngjarje kanë marrë pjesë shumë persona, ku një prej tyre është Fatos Gosa ka dhënë në vijimësi informacione në lidhje me lëvizjet e Endrit Alibej natën e atentatit si dhë në ditë të tjera para atentatit. Atë natë para se ti bëhej atentati Endrit Alibej së bashku me mamanë e tij, bashkëshorten e tij, e cila është shtetase rumune dhe në atë kohë ka qenë shtatzënë. Kanë qenë fillimisht tek daja dhe më pas janë larguar për të darkuar në drejtim të Peqinit. Fatos Gosa ka njoftuar atentatorët për vendndodhjen. Atë natë Erion Alibej nuk ka qenë së bashku me familjen e tij. Dua të sqaroj këtu se, nga vëllai im Dashi, kam mësuar se vrasjan e Endrit Alibej është tentuar që të bëhej edhe ditë të tjera, konkretisht 5-6 ditë para ngjarjes. Persona pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia, Dorian Shkoza, Mikael Qosja, Gent Sharra, Eljo Bitri, vëllai im Dashnor Dumani si dhe persona të tjerë që mund të dijë vëllai im. Në këtë ngjarje, atë natë Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip “Benz”. Atë natë makinën ka shkuar dhe e ka marrë në këtë shtëpi Gent Sharra së bashku me vëllain tim. Pasi Gent Sharra ka marrë makinën ia ka dhënë Dashit, i cili më pas e ka dëguar tek vendi tjetër që përdorej si bazë nga atentatorët. Dashi më ka treguar se atë natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Mir Haxhinë.

    Për këtë ngjarje unë kam folur me Dashin nëpërmjet një telefoni të kriptuar, ku edhe e kam pyetur nëse ai ka marrë pjesë në atë ngjarje (masakrën) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar SkyECC vetëm kaq kam biseduar në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa detajet Dashi mi ka treguar kur ka qenë në Shqipëri para se të largohej në Gjermani në vitin 20169, por në atë kohë nuk më tregoi se ai kishte marrë  pjesë këtë gjë ma  pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani kur kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij kanë marrë pjesë 2 makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dashi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret.

    deshmia Dumani vellai i tij
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    April 27, 2026

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    April 27, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    April 27, 2026

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.