Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kosovë: Drejt zgjedhjeve të reja, dështon krijimi i qeverisë

    November 19, 2025
    Kosovë:Drejt zgjedhjeve të reja, dështon krijimi i qeverisë

    Në kuvendin e Kosovës dështoi edhe përpjekja e dytë për krijimin e qeverisë së re, pasi edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, dy javë më parë nuk arritita krijojë mazhorancën. I mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për ta krijuar qeverinë e re të Kosovës, Glauk Konjufca, dështoi ta krijojë mazhorancën në parlamentin e Kosovës, duke mos siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votash, nga 120 deputetë sa i ka parlamenti i Kosovës. Konjufca mori vetëm 56 vota për, 53 ishin kundër dhe katër abstenime. Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, e shpalli të mbyllyr seancën. Ky ishte tentimi i dytë, pasi edhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, dy javë më parë dështoi ta krijojë mazhorancën për krijimin e qeverisë. Në këtë situatë kur kaluan edhe afatet ligjore për krijimin e qeverisë së re që ishte 19 nëntori, sipas Kushtetutës së Kosovës, është në kompetencat e presidentes, Vjosa Osmani, të marrë vendim dhe të shpallë datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare.

    Pas dështimit të Glauk Konjufcës për krijimin e qeverisë së re, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, që është edhe deputet, akuzoi partitë e deritashme opozitare se nuk duan bashkëpunim. “Për tash e nëntë muaj partitë opozitare së bashku me listën Srpska janë barrikaduar kundër Albin Kurtit. Pra qëllimi i vetëm ishte kundër Albin Kurtit duke lënë anash interesat e qytetarëve”, tha ministri në detyrë Hekuran Murati.

    Opozita: Kurti bllokues i krijimit të institucioneve

    Partitë opozitare akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti si bllokues të krijimit të institucioneve. Memli Krasniqi, ish-kryetar i PDK-së, tash deputet, tha se sot “përfundimisht dolën të vërteta siç thotë paralajmërimet e tij. Nëntë muaj kaluan dhe qytetarët i patën thënë një jo të madhe referendumit që e proklamonte Kurti duke i thënë jo një qeverisje autoritare dhe autokratike. Sot s’ka mbetur të thuhet asgjë pas këtij dështimi të paralajmëruar, prandaj presidentja e Republikës së Kosovës e ka për obligim që sa më parë të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Krasniqi.

    Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. “Ata të cilët i kanë mashtruar qytetarët se i kanë numrat, ata janë Vetëvendosja dhe atë shumicë nuk e kanë pasur dhe nuk e kishin as sot. Bllokuesi e mori përgjigjen në Kuvendin e Kosovës”, tha Zemaj.

    Në mesditën e së mërkurës (19.11.2025) u mbajt edhe një seancë parlamentare për buxhetin, por vetëm me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, seancë në të cilën refuzuan të marrin pjesë partitë e deritashme opozitare, të cilat e cilësuan seancën e mesditës jokushtetuese dhe jashtë çdo praktike parlamentare. Në këtë seancë parashikohej të hidheshin në votim marrëveshjet ndërkombëtare, buxheti vjetor i shtetit për vitin 2026, buxheti për tri komuna dhe për Radio Televizionin e Kosovës, mediumin e vetëm publik, punonjësit e të cilit kanë mbetur pa paga. Përfaqësuesit e partive opozitare thanë se një qeveri në detyrë nuk mund të propozojë buxhet për vitin pasues, sepse ai buxhet do të duhej të miratohej nga legjislatura e kaluar, mandati i së cilës ka përfunduar më 9.02.2025, kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare.

    Nuk arrin të miratohet as marrëveshja me BE-në

    Kosova që nga data 9 shkurt e këtij viti, kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare, hyri në krizë institucionale duke mos arritur që për muaj të tërë të konstituojë kuvendin dhe as të krijojë qeverinë. Kriza politike dhe institucionale mbi tetë muajshe ka bllokuar edhe ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropianpër Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit dhe Marrëveshjes së Huasë. Plani i Rritjes së BE-së përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane. Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitonte mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi në parlamentin e Kosovës i marrëveshjes me BE-në ka bërë që Kosova të mos marrë asnjë qindarkë nga kjo shumë, për dallim nga vendet tjera të rajonit të cilat tashmë i kanë marrë ndihmat e para nga BE-ja./REL

    Albin Kurti dështon krijimi i qeverisë Glauk Konjufca Kuvendi i Kosovës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.