Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis punën Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal, synohet balancim më i mirë i territorit

    Arratiset gjatë funeralit të vëllait, shqiptari në kërkim prej gjashtë javësh në Australi

    Gjenden mbetje njerëzore të varrosura në oborrin e një ish-mjeku, autoritetet nisin hetim të gjerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Kosova është Serbi”/ Reagon ish-sulmuesi i Kombëtares: Më mirë na shani nga nëna

    November 18, 2024
    "Kosova është Serbi"/ Reagon ish-sulmuesi i Kombëtares: Më mirë na shani nga nëna sesa na thërrisni kështu

    Situata e pakëndshme në ndeshjen Rumani-Kosovë, ku lojtarët “Dardanë” u përplasën ashpër me kundërshtarët për shkak të thirrjeve antishqiptare nga ana e tifozëve rumunë, mori goxha vëmendje nëpër rrjet.

    Ish-golashënuesi më i mirë i kampionatit rumun, Azdren Llullaku, ka mbrojtur vendimin e lojtarëve të Kosovës për ta braktisur ndeshjen me Rumaninë, pas thirrjeve “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë.

    Ish-sulmuesi i Shqipërisë, tani 36-vjeçar, luan në ligën e tretë rumune.

    “Ata do të largoheshin nga fusha edhe sikur të ishte 3:0 për Kosovën.

    E pash ndeshjen në televizion. Më erdhi keq që ndodhi kështu. E di që ajo që them për disa nuk do të tingëllojë mirë. Për aq sa di, lojtarët ishin të vendosur të largohen nga fusha pas thirrjeve të para ‘Serbia, Serbia’. Jam 100 për qind i sigurt se ata nuk e kanë pritur këtë për të fituar tri pikë në komisionet e UEFA-s. Vetëm se ka shumë dhembje, pasi po vazhdon kështu. Ju e kuptoni që ne në Kosovë kemi kaluar luftën.Kemi familjarë që kanë vdekur në luftë. Unë jam larguar nga atje, i kam parë të gjitha. Është plagë që nuk është mbyllur. Më besoni, kur dëgjoni ‘Serbia, Serbia’ është shumë e dhembshme. Që kjo mos të ndodhë sërish, ata morën vendimin për t’u larguar nga fusha”, ka thënë Llullaku për “fanatik.ro”.

    Më tej, Llullaku vazhdon t’u dalë në përkrahje lojtarëve të Kosovës.

    “Nga ajo që kam dëgjuar nga Rrahmani, i gjithë stadiumi ka thirrur ‘Serbia, Serbia’. Nëse do të kishte katër-pesë thirrje, nuk do të ishte problem. Por kur bërtet e gjithë masa, atëherë nuk është në rregull. Për ne në Kosovë, thirrjet ‘Serbia, Serbia’ janë shumë të dhimbshme. Më mirë të na shajnë me nënë, çka do që dëshirojnë.Po e jap një shembull që ju ta kuptoni se si ndihemi  nëse ka thirrje ‘Serbia, Serbia’. Nëse në një ndeshje ndaj Palestinës ka thirrje ‘Izraeli, Izraeli’, si mendoni se lojtarët e Palestinës do të ndihen, kur kanë qindra fëmijë të vdekur, shtëpi të bombarduara. Kjo tregon se sa e dhimbshme është, pasi kemi kaluar në diçka të tillë”, ka shtuar Llullaku.

    LEXO EDHE:

    Këshilltari i UEFA-s flet për ngjarjet e Rumani-Kosovë: Thirrjet për Serbinë nuk cilësohen më diskriminim

    Azdren Llullaku Kosova është Serbi reagimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis punën Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal, synohet balancim më i mirë i territorit

    June 13, 2026

    Arratiset gjatë funeralit të vëllait, shqiptari në kërkim prej gjashtë javësh në Australi

    June 13, 2026

    Gjenden mbetje njerëzore të varrosura në oborrin e një ish-mjeku, autoritetet nisin hetim të gjerë

    June 13, 2026

    Aksident në Dhërmi, katër persona të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.