Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Koreja e Veriut zotohet të forcojë programin e saj të armëve bërthamore

    February 10, 2025
    Koreja e Veriut zotohet të forcojë programin e saj të armëve bërthamore

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se një partneritet i shtuar i Shteteve të Bashkuara me Korenë e Jugut dhe Japoninë përbën një kërcënim të madh për vendin e tij dhe u zotua se do të forcojë më tej programin e tij të armëve bërthamore, njoftuan mediat shtetërore të dielën.

    Ai ka bërë paralajmërime të ngjashme edhe në të kalurën, por deklara e tij e fundit, sipas analistëve nënkupton se udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk ka të ngjarë të pranojë propozimin e Presidentit Donald Trump për një takim dhe rigjallërim të përpjekjeve diplomatike së shpejti.

    Në një fjalim me rastin e 77-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane të shtunën, Kim Jon Un tha se “partneriteti trepalësh i sigurisë SHBA-Japoni-Kore e Jugut, i krijuar në bazë të një komploti të Shteteve të Bashkuara për të formuar një bllok ushtarak rajonal i ngjashëm me NATO-n, është thirrje për një prishur ekuilibrin ushtarak në Gadishullin Korean dhe është duke ngritur sfida të mëdha të sigurisë për vendin tonë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.

    Gjatë viteve të fundit, mes tensionesh me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, udhëheqësi i Koresë së Veriut është përqëndruar në zgjerimin dhe modernizimin e arsenalit të tij të armëve bërthamore.

    Në përgjigje të veprimeve të Phenianit, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë zgjeruar stërvitjet ushtarake dypalëshe dhe ato trepalëshe që përfshijnë edhe Japoninë.

    Koreja e Veriut i ka kritikuar ashpër këto stërvitje, duke i quajtur ato përgatitje për pushtim.

    Nga inaugurimi i tij më 20 janar, Presidenti Trump ka thënë se do ta kontaktojë sërish udhëheqësn e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

    Gjatë një konference të përbashkët shtypi me Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba të premten, Presidenti Trump tha se “ne do të kemi marrëdhënie me Korenë e Veriut, me Kim Jong Un-in. Unë shkoja shumë mirë me të, siç e dini. Mendoj se e ndalova luftën”.

    Presidenti Trump u takua me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un tre herë në vitet 2 018-2019 për të diskutuar mbi përfundimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, që në atë kohë ishte takimi i parë i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut./VOA

    armë bërthamore Koreja e Veriut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.