Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Korea e Veriut: Do të përdorim pa hezituar armë bërthamore nëse sulmohemi

    October 4, 2024
    Korea e Veriut: Do të përdorim pa hezituar armë bërthamore nëse sulmohemi
    Një testim i raketave nga Koreja e Veriut më 30 maj 2024.

    AZIA- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij do të përdorë armë bërthamore “pa hezituar” nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i tij, Uashingtoni, raportoi media shtetërore verikoreane më 4 tetor. Raportet mes dy Koreeve janë në pikën më të ulët në dekada dhe Seuli gjatë kësaj jave mbajti një paradë ushtarake ku shfaqi një raketë të fuqishme që tha se mund të godasë bunkerët nëntokësorë të Veriut. Gjatë paradës, presidenti jugkorane, Yook Sun Yeol, paralajmëroi Kimin se përdorimi i armëve bërthamore do të nënkuptonte fundin e regjimit të tij.

    Nëse forcat e armikut do “të shkelnin sovranitetin” e Veriut, Pheniani “do të përdorte pa hezituar të gjitha forcat sulmuese që ka në dispozicion, përfshirë edhe armët bërthamore”, tha Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA. Sipas fotografive të publikuara nga KCNA-ja, Kim i bëri këto deklarata gjatë një trajnimi të forcave për operacione speciale.

    Ai e kritikoi Yoonin për komentin e bërë për “fundin e regjimit” dhe aleancën e Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara. Seuli, që nuk ka armë bërthamore, është aleat me Uashingtonin i cili ka stacionuar dhjetëra mijëra trupa në këtë shtet që kur përfundoi lufta Koreane më 1953 pa një traktat të paqes.

    Kim tha se Seuli dhe Uashingtoni “po shkatërrojnë sigurinë rajonale dhe paqen”. Të martën, mbi qiellin e Koresë së Jugut fluturuan avionë luftarakë dhe në rrugë u shfaqën armë të Koresë së Jugut. Ky shtet për herë të parë shfaqi raketën më të madhe balistike që ka, Hyunmoo-5, e cila është e aftë të shkatërrojë bunkerë nëntokësorë.

    Gjatë paradës, në qiellin e Koresë së Jugut u panë edhe bombarduesit amerikanë B-1B dhe avionët luftarakë F-15K. Uashingtoni në mënyrë periodike dislokon asete bërthamore në Gadishullin Korean, duke thënë se vepron kështu për të mbrojtur Seulin nga kërcënimet në rritje që vijnë nga Pheniani./ REL

    armë bërthamore Koreja e Veriut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.