Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kontrolle të vazhdueshme dhe refuzim në kufi/ Gjermania pranon mocionet për ashpërsimin ligjit për azilin

    January 30, 2025
    Kontrolle të vazhdueshme dhe refuzim në kufi/ Gjermania pranon mocionet për ashpërsimin ligjit për azilin

    Propozimi i kandidatit për kancelar të CDU-së, Friedrich Merz, për ashpërsimin e politikës për azilin u miratua në parlamentin gjerman me tri vota diferencë.

    Në një atmosferë të ndezur parlamenti gjerman debatoi për rrugën e duhur në politikën për azilin dhe migracionin. Debati u nxit nga drejtuesi konservator i opozitës, kryetari i partisë CDU, Friedrich Merz, i cili ka shanse të mira për t’u bërë kancelar i ri pas zgjedhjeve të Bundestagut më 23 shkurt. Grupi i tij parlamentar, i përbërë nga CDU dhe partia e saj simotër bavareze, CSU, kishte paraqitur dy mocione në Bundestag, në të cilët kërkohet një ashpërsim i konsiderueshëm i politikës së imigracionit. Nga 703 deputetët e pranishëm në votim për mocionin e parë votuan pro 348 deputetë, 345 kundër dhe 10 abstenuan.

    Kontrolle të vazhdueshme dhe refuzim në kufi

    Në mocionin e parë kërkoheshin ndër të tjera, kontrolle të vazhdueshme kufitare me të gjitha vendet fqinje dhe ndalimin për të hyrë në Gjermani të të gjithë atyre personave që nuk kanë dokumente të vlefshme hyrjeje, edhe nëse ata kërkojnë azil. Po ashtu personat që janë të detyruar të largohen nga Gjermani duhet të arrestohen dhe nga Gjermani duhet të dëbohen për ditë të huajt që nuk kanë leje qëndrimi.

    Mocioni për sigurinë e brendshme nuk gjen mbështetje

    Me mocionin e dytë CDU/CSU synonte një “ndryshim në politikën e sigurisë së brendshme”. Megjithatë asnjëri nga mocionet nuk ka veprim detyrues për qeverinë gjermane. Ndryshe qëndron puna me kërkesën për ashpërsimin e ligjit për emigracionin, për të cilin Bundestagu do të votojë me propozimin e partive CDU dhe CSU të premten.

    Ky projektligj parashikon ndër të tjera kufizimin e emigracionit në Gjermani dhe ndalimin e bashkimit familjar për personat që gëzojnë të ashtuquajturën të drejtë për mbrojtje shtesë. Fjala është për persona që jetojnë në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por që për momentin lejohen të qëndrojnë në Gjermani për arsye të tjera.

    Për këtë projektligj kanë deklaruar se do të votojnë me ‘po’ partitë AfD, FDP dhe madje edhe BSW. Por që të miratohet përfundimisht ky lidh duhet të kalojë edhe përmes Këshillit Federal, Bundesrat, organi ku përfaqësohen 16 landet federale. Nëse Bundesrat-i do ta miratojë këtë ligj është më se e hapur. Sidoqoftë Këshilli Federal mund të merret me këtë çështje vetëm pas zgjedhjeve të reja parlamentare më 23 shkurt./DW

    CDU GJERMANIA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.