Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kontratë fikitive? Ish-deputeti demokrat rimerr nga nipi aksionet e “investitorit strategjik”

    January 21, 2025
    Kontratë fikitive? Ish-deputeti demokrat rimerr nga nipi aksionet e “investitorit strategjik”

    Pas dy vitesh nga dorëzimi i mandatit, ish-deputeti demokrat, Fation Veizaj, arriti të rimerrte nga nipi i tij aksionet e “RDA Petrol”, e cila zotëron aksione në kompaninë “Omnix Albania”.

    Kujtojmë se kjo e fundit u shpall “investitor strategjik” për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit.

    Në qershor të vitit 2022, kur Veizaj ruante statusin e deputetit, nënshkroi një kontratë me nipin e tij, Evis Latifaj, për shitjen e 50 përqind të aksioneve që ligjvënësi zotëronte në “RDA Petrol”, për një shumë prej 55 milionë lekë të reja.

    BoldNews raporton se sipas kontratës, çmimi do të paguhej për një periudhë 3-vjeçare.

    Por, pa u mbushur afati 3-vjeçar, palët, pra Fation Veizaj dhe djali i motrës së tij, Evis Latifaj, nënshkruajnë “revokim kontrate”.

    Në foto: Dokumenti “revokim kontrate shitjeje” mes Fation Veizaj dhe Evis Latifaj për aksionet e “RDA Petrol”

    Sipas këtij dokumenti rezulton se blerësi Latifaj nuk kreu asnjë pagesë sipas parashikimeve të kontratës fillestar.

    Në dokumentin “revokim kontrate” thuhet se “z.Evis Latifaj nuk ka kryer asnjë pagesë për palën shitëse Fation Veizaj dhe nuk ka mundësi ekonomike për shlyerjen e çmimit të shitjes në të ardhmen”.

    Për rjrehdojë, palët vendosën që situata të kthehet në gjendjen fillestare.

    Gjë që do të thotë se Latifaj nuk zotëron më aksione tek “RDA Petrol” dhe ish-deputeti Veizaj rikthehet ortak me 50 përqind të aksioneve.

    Kontratë “fiktikve”?

    Që para ca kohësh janë ngritur dyshime për një lloj fiktiviteti në kontratën e shitjes së aksioneve mes Fation Veizaj dhe Evis Latifaj.

    Dyshimet bazoheshin në faktin se kontrata u nënshkrua mes dy familjarëve të afërt dhe vetëm pak javë para se “RDA Petrol” të ishte pjesë e kompanive “investitor strategjik”, një status që u ndalohet zyrtarëve me funksion “deputet”, post të cilin mbante në atë kohë Veizaj.

    Shoqëria “RDA Petrol” është regjistruar në vitin 2013, me aksioner Fation Veizaj dhe Dorian Kale.

    Deri në qershor të vitit 2022, Veizaj, i cili kishte marrë mandatin e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike, vijonte të kishte gjysmën e aksioneve në këtë shoqëri. Ndërsa pjesa tjetër kishte kaluar në pronësi të Kujtim Kale, babait të ortakut themelues, Dorian Kale.

    Në

    Gjithashtu, të dhënat e bëra publike nga “Lista e Pagave”, e rrjedhur në media në vitin 2021, tregonin se Evis Latifaj ishte i punësuar si “furnitor” në shoqërinë “Oleum Transport”.

    Në foto: Evis Latifaj rezultonte “furnitor” në “Oleum Transport”, sipas Listës së rrjedhur të Pagave

    Ky detaj ngrinte dyshimin mbi paaftësinë paguese të blerësit të ri, Evis Latifaj. Elementi i radhës që krijoi dyshime për një kontratë shitjeje fiktive ishte fakti që, vetëm tre javë pas këtij transaksioni, e konkretisht në 18 Korrik 2022, “RDA Petrol” përfiton statusin e “investitorit strategjik”, si pjesë e “Omnix Albania”.

    Kushtetuta e Shqipërisë ndalon deputetët që të përfitojnë këtë status. Veizaj ishte larguar vetëm pak ditë më parë nga “RDA Petrol” dhe kompania nuk kishte më asnjë pengesë për të përfituar nga vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike.

    Në foto: Vendimi për shpalljen “investor strategjik” të kompanisë “Omnix Albania”

    Pasi kompaniaarriit të fitonte statusin e investitiorit, Fation Veizaj dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe rimorri sërish aksionet, për të cilat nipi i tij nuk kishte paguar asgjë nga vlera e kontraktuar 55 milionë lekë të reja.

    Por kush është  “investitori strategjik”

    Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, në 18 korrik 2022 vendosi “Miratimin e statusit “investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “resort turistik me vendndodhje në gjirin e lalëzit”, me subjekt “Omnix Albania”.

    Projekti konsiston në një kompleks luksoz që përfshin një park rezidencial, një bulevard, një hotel me 5 yje, park ujor, klub fëmijësh, klub plazhi etj., dhe vlera e investimit është parashikuar 216 milionë euro.

    Kompania “Omnix Albania”, në momentin e fitimit të statusit të “investitorit strategjik”, kishte këtë shpërndarje aksionesh: Jamal Abdulsalam Mabuissa, me 33 përqind; “Matriks Konstruksion” në pronësi të Alban Leskaj, me 35 përqind; “Klar”, në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Beshiri, me 20 përqind; dhe “RDA Petrol”, në pronësi të Kujtim Kale dhe Evis Latifaj, me 15 përqind.

    Në foto: Struktura e aksionerëve e “Omnix Albania”

    Kompania “Omnix Albania” është krijuar në vitin 2008, nga libanez Jamal Abdulsalam Mabuissa dhe përfaqësohej nga bashkëkombasi i tij, Fadi Mitri.

    Mitri u largua nga Shqipëria në vitin 2016, pasi deklaroi se ishte dhunuar nga disa persona në Durrës dhe ngriti gishtin e përgjegjësisë ndaj Aleksandër Lahos, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut.

    Hetimet e zhvilluara ndaj Rrumit dëshmuan më pas se nuk kishte vepër penale të “plagosjes”.

    Në Korrik të vitit 2021, pronari i vetëm i kompanisë, Jamal Mabuissa shet 70 përqind të aksioneve të tij tek “Matrik Konstruksion”, “Klar” dhe “RDA Petrol”.

    Në atë kohë, “RDA Petrol” ishte në pronësi 50 përqind të deputetit demokrat të qarkut të Vlorës, Fatjon Veizaj.

    Ai kishte emëruar një njeri të besuar që në shtator të vitit 2019, bazuar në ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave”, sipas të cilit zyrtarit me funksion “deputet” nuk i lejohet që të zotërojë aksione në mënyrë aktive në shoqëritë private.

    Statusi “investitor strategjik” për “Omnix Albania” është ende aktiv, sipas një vëzhgimi të kryer së fundmi nga “Boldneës.al” në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA).

    aksionet e “investitorit strategjik” Ish-deputeti demokrat Kontratë fikitive
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    June 14, 2026

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    June 14, 2026

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    June 14, 2026

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.