TIRANË– Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë takime edhe ditën e sotme me krerët e partive në vend, për t’u konsultuar mbi datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.
Në Presidencë sot zhvillohet një takim me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, ku në mungesë të Ilir Metës i cili është arrestuar prej 21 Tetorit, raportohet se në Presidencë ka mbërritur nënkryetarja e PL-së Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi.
Ndërsa një ditë më parë Begaj u takua dhe me krerët e partive të vogla, të cilët propozuan datën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve./Radar.al


