TIRANË– Nga takimi me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj për konsultimin e datës së zgjedhjeve 2025, partitë e vogla propozojnë datën 4 Maj 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.
Në emër te këtyre grupimeve politike Agron Duka deklaroi se zgjedhjet nuk mund të mbahen në 11 Maj pasi në ditën e fundit të fushatës në Tiranë zhvillohet takimi i Komunitetit Politik me të gjithë liderët e BE dhe i bie që PS të bëjë fushatë me ta.
“Kjo mund të ndikojë në zgjedhje, madje mund të ndikojë shumë.“-tha ai para gazetarëve.
Kujtojmë se sot në Presidencë ka shkruar kreu i Aleanca Progresiste LZHK, Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kreu i Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Ndërkohë konsultimet me përfaqësues të Partisë së Lirisë, do të zhvillohen të enjten më 21 nëntor, ndërsa me Partinë Socialiste dhe me Partinë Demokratike, më datë 25 nëntor./Radar.al
Konsultimet për datën e zgjedhjeve/ Drejtuesit e partive të vogla takim me Begajn në Presidencë


