Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja kërkon pezullimin e marrëveshjes BE–Izrael, Sánchez: Shkeljet nuk mund të tolerohen

    Afati po mbaron/ Haxhiu thirrje partive: Konsensus për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

    Përplasje SHBA-Iran për Hormuzin, reafon Teherani: Bllokada është akt agresioni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

    February 25, 2026

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nëse do të vinte një emër për president nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, do të ishte një “konsensus automatik” në shoqëri.

    “Konsensus të partive politike, deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari”, tha ai për mediat më 25 shkurt, pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

    I pyetur se a ka vullnet nga familja Jashari për këtë çështje, Konjufca tha se nuk i takon të flasë në emër të tyre.

    “Duhet të shkoni atje dhe ta merrni përgjigjen, nuk jam unë këtu që të supozoj se kjo është. Ka qenë kryeministri aty”, tha ai.

    Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Prekaz të Skenderajt te familja Jashari. Ai ka konfirmuar për mediat se ka biseduar me Rifat Jasharin “për çështje politike”.

    Emra nga kjo familje, në të kaluarën, janë përmendur si kandidatë potencialë për president, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në propozim zyrtar.

    Për çështjen e presidentit, Konjufca u pyet edhe gjatë një konference për media me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali.

    Ai i cilësoi si pozitive takimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zhvilluar me krerët e dy partive më të mëdha opozitare, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e kreut të ri të shtetit.

    Konjufca tha se hartuesit e Kushtetutës e kanë shkruar pjesën për zgjedhjen e presidentit me idenë që një shumicë e thjeshtë të mos ketë garancinë që ta zgjedhë vetë atë, por kjo të ndodhë në bashkëpunim me forcat politike.

    Ai tha se shumica aktuale ka 66 vota në Kuvend dhe për arritjen e 80 votave të kërkuara për president duhet edhe mbështetja e partive opozitare.

    Sipas tij, 80 vota nuk mund të arrihen nëse propozohet një “emër i njëanshëm”. “Pra, konkludimi është që përmes një emri të përveçëm ne mos ta mbështesim për muri opozitën”, tha ai.

    Vetë Kurti ka kërkuar një marrëveshje me PDK-në dhe LDK-në për presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme.

    Nga PDK-ja kanë thënë se nuk do të jenë pengesë e proceseve shtetërore, por nuk mbështetin kandidatura që nuk përfaqësojnë unitet qytetar, ndërkaq LDK-ja ka kërkuar ose marrëveshje politke ose konsensus për kreun e ri të shtetit. Deputetët e Kosovës kanë afat deri më 4 mars që të zgjedhin presidentin e ri, pasi presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill. Osmani ka shprehur synimin edhe për një mandat të dytë në krye të shtetit./REL

    Glauk Konjufca
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja kërkon pezullimin e marrëveshjes BE–Izrael, Sánchez: Shkeljet nuk mund të tolerohen

    April 19, 2026

    Afati po mbaron/ Haxhiu thirrje partive: Konsensus për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

    April 19, 2026

    Përplasje SHBA-Iran për Hormuzin, reafon Teherani: Bllokada është akt agresioni

    April 19, 2026

    Gjithçka gati ne Islamabad/ JD Vance udhëheq raundin e dytë të negociatave SHBA-Iran në Pakistan

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.