TIRANË– Kandidatura e Florjan Binaj për Kryetar i Bashkisë Tiranë ka ngjallur shumë debate jo vetëm në Kryeqytet por në mbarfë Shqipërinë.
Në një intervistë për Radar.al analisti dhe gazetari Ardit Rada është shprehur se Binaj pavarësisht mbështetjes në rrjetet sociale ngjan si një “komardare” për Kryedemokratin Sali Berisha të cilin e ndihmon nga aleatët.
Ai thotë se pavarësisht se mbështetja për aktorin e humorit është teje e madhe në rrjetet sociale me like e komente pozitive, Rada shprehet se shqiptarët marrin vetëm 1/10 kur kjo mbështetje përkthehet në vota.
“Unë nuk di si ta shpjegoj ndryshe, Florjan Binaj me të gjithë vlerat që ka si humorit, piktor, moderator është një produkt i paracaktuar nga fëmijët e Sali Berishës dhe ky nuk është sekret. Unë e kam thënë një javë para se të shpallej që ka njerëz mbi Berishën që vendosin dhe caktojnë se kush është kandidati. Sepse janë ata financuesit kryesisht që vendosin për Tiranën. Kjo nuk është një shpikje që e bëj unë për t’u bërë lajm, ky është një fakt që në 2005 që fëmijët e Sali Berishësë kanë zgjedhur Lulzim Bashën e e kanë ofruar në Partinë Demokratike, janë sponsorizuar të ishte ministër i Mbrendshëm e të gjtha ministritë me rradhë që mori, derisa u bë Kryetar Partie. E kanë thënë vet, e ka thënë vet Basha dhe Berisha. Sikurse Sali Berisha fëmijët e tij i angazhon në politik, që në kohën e pellazgëve nuk ka ndodhur që një lider në Shqipëri të fus fëmijët e tij në politik. Ka ndodhur me Berishën që nxjerr djalin, dhëndrin dhe vajzën të reagojnë nëpër Facebook dhe studio televizive. Binaj unë mendoj që Berisha kompromenton figurën e tij. Ai duhet të gjejë guximin nëse e ka pas garën e sinqertë apo ka qenë një komardare e Berishës për të shpëtuar nga aleatët. Tani Binaj ka shumë mbështetje në rrjetet sociale. Në 48 orëshin e fundit po diskutohet se Binaj po merr shumë like dhe komente. Ne jemi realist, shqiptarët marrrin 1 të dhjetën e like-ve dhe 1/10 e komenteve.”-tha Rada./Radar.al


