Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Koçiu e shkarkoi/ Drejtoresha e spitalit në Librazhd: Është “ekzekutim”, s’jam drejtor “kapadai”

    March 4, 2025
    Koçiu e shkarkoi/ Drejtoresha e spitalit në Librazhd: Është “ekzekutim", s'jam drejtor “kapadai”

    ELBASAN– Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e spitalit të Librazhdit, Fatbardha Qatja.

    Ky lajm është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga vet Qatja, ku tregon se vendimi i ka ardhur në mënyrë të papritur dhe papandehur në rrugë postare mëngjesin e djeshëm (e hënë), pa i dhënë asnjë shkak apo arsye.

    Ministrja e Shëndetësisë, ka firmosur urdhrin për shkarkimin dhe ka emëruar menjëherë pasuesin e saj që përkon një ditë para hyrjes në fuqi të emërimeve të reja në administratë, për shkak të ligjit zgjedhor që ndalon emërimet nga 3 Mars 2025.

    Reagimi i drejtoreshës së shkarkuar Fatbardha Qatja:

    Miqtë e mi! Sot pa pritur dhe papandehur më vjen një shkresë në rrugë ” postare” ku kërkohej largimi im rrufe nga puna.

    As shkak, as arsye. Çudi, as një njoftim paraprak, dhe për më tepër as njoftim që do të bëhej shkarkimi.

    Si në epokën e “qoftë largut”, ishte kjo maskaradë sot.

    Nuk është hataja se të përkohshëm jemi madje edhe jeta jonë e përkohshme është. Po përse bëhet ky shkarkim?! Nuk dua ta besoj që digasteri ministror që unë kam punuar si institucion vartës me ta, të arrijë në këtë derexhe.

    Është nënshkruar nga ministrja që më datë 28 shkurt dhe si ka mundësi që vrap e vrap, posta e solli sot më dt.3 mars, që në 8 e 30 të mëngjesit?!

    A vetëm për mua paska punuar shërbimi postar në ditë pushimi?

    E gjitha kjo ,meqë nga dt 3 mars, fillojnë pezullimet e lëvizjeve në administratë, posta vrap e vrap mbërriu te Spitali Librazhd.

    Një heqje pa ekuivok besoj bëhet në shkeljet tejet të rënda. Dua të jem transparente,

    Unë nuk jam drejtor “kapadai” që në rrugë alladhverishe, korruptive kam mbledhur “dhjamë” dhe nëse rri pa punë kam dhjamin për t’ u djegur.

    Unë nga shteti im vetëm rrogën kam marrë, asgjë tjetër. Meqë më hoqët urgjent nga puna, ku do të ushqehet fëmija im?

    Unë jam nënë para se të jem drejtuese apo punonjëse .Ti si shtet, ku mendon se do të jem unë nesër?! Të më flakësh në rrugë? Ky është #EKZEKUTIM.

    Në emër të kujt? Dhe pse?! Pse qënkam problem ?! Pse punoj? Pse nuk korruptohem? Pse zbatoj ligjin?! Çfarë mund të pres më pas kësaj?

    E gjitha për t’ iu bërë qejfi dikujt që e kam shkelur në kallo me drejtësinë time, me korrektësinë time duke zbatuar ligjin.

    Përpos kësaj, mirënjohëse pafund stafit të Spitalit Librazhd& Prrenjas. E privilegjuar për 1 vit e 5 muaj, që kemi punuar dhe kemi ndarë çdo sfidë bashkë. Konsiderata për #JU meriton një status tjetër në një moment sa më të afërt./Radar.al

    Albana Koçiu Drejtoresha e spitalit në Librazhd: Fatbardha Qatja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.