Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E rëndë në Durrës/ U raportua vdekje natyrale, policia zbulon vrasje pas konfliktit

    Tensione të forta në Hormuz/ Garda Revolucionare iraniane hap zjarr ndaj një anijeje cisternë

    Banorët e kompleksit “Arlis” firmosin peticion pas zjarrit: Qira, dëmshpërblim dhe garanci sigurie

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    KLSH: Financat shfaqen paaftësi me menaxhimin e likuiditetit buxhetor

    December 4, 2024
    KLSH: Financat shfaqen paaftësi me menaxhimin e likuiditetit buxhetor

    TIRANË- Qeveria merr borxh për të financuar shpenzimet buxhetore që nuk mbulohen nga të ardhurat, por vitet e fundit në llogaritë e buxhetit ka gjithnjë likuiditet, i cili nuk po menaxhohet në mënyrën e duhur vë në dukje Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të ushtruar në Ministrinë e Financave.

    Gjatë vitit 2023, pas marrjes së Eurobondit teprica e likuiditetit total të të gjithë monedhave paraqitet në intervalin 75-131 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e tepricave është akumuluar gjatë vitit është në valutë, përkatësisht euro, duke u luhatur në intervalet 18 – 100 miliard lekë.

    Marrja e Eurobondit ka rritur tepricën e likuiditetit në monedhën euro me 224.27% krahasimisht me gjendjen e likuiditetit në euro në datën paraardhëse. Ndërsa teprica e likuiditetit në monedhën vendase është luhatur përgjatë vitit 2023 në intervalin 4 – 50 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se likuiditetet e lira në llogaritë e buxhetit 2023 kanë arritur në muaj të caktuar në 20 % të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.

    Nga mbajtja e likuiditetit në euro janë krijuar humbje nga kursi i këmbimit së paku 2,8 milionë euro. KLSH vëren se menaxhimi i likuiditetit konstatohet se mbart problematika edhe si pasojë e disa faktorëve. Ministria e Financave ka mungesa e strukturave të specializuara për miradministrimin e mjeteve monetare të qeverisjes së përgjithshme.

    Janë konstatuar mungesa të instrumenteve operacionalë, të cilët aplikohen në mënyrë të njëanshme nga Banka e Shqipërisë dhe me kushte ekskluzive. Një arsye tjetër është akumulimi i mjeteve monetare përgjatë pjesës së fundit të vitit buxhetor. Ndryshimi i shpeshtë i buxhetit me akte normative dhe mos detajimi në kohë i planit buxhetor po krijon likuiditete.

    Është verifikuar se mjetet monetare në euro paraqiten me teprica të konsiderueshme likuiditeti dhe nuk është shfrytëzuar mundësia e investimit të tyre në depozitë për të përfituar të ardhura nga interesi, në të njëjtën kohë kur mbajtja e këtyre valutave shoqërohet me kosto.

    Për më tepër, kryerja e konvertimeve me anë të instrumenteve të këmbimit SWAP përgjatë vitit 2023, ka rezultuar me humbje të konsiderueshme për shkak të diferencës së kurseve spot-forward, duke mos shfrytëzuar mundësitë për kryerje të konvertimeve të njëanshme të monedhës së huaj në monedhë vendase.

    KLSH vëren se konvertimet e kryera përmes instrumenteve SWAP rezultojnë të jenë kryer në kah të kundërt me përcaktimet në marrëveshjen mes Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku në nenin 5 të saj parashikohet se “Me qëllim menaxhimin e likuiditetit në valutë dhe flukseve të shërbimit të borxhit të jashtëm, Ministria mund të kërkojë realizimin e kontratave SWAP me Bankën”.

    Koncepti i kryerjes të këtyre konvertimeve konsiston në mbulimin e nevojave për pagesa në monedhë të huaj duke përdorur monedhën vendase dhe jo e anasjelltas, argumenton Kontrolli i Lartë i Shtetit./MONITOR

    financa KLSH likuiditeti buxhetor
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E rëndë në Durrës/ U raportua vdekje natyrale, policia zbulon vrasje pas konfliktit

    April 18, 2026

    Tensione të forta në Hormuz/ Garda Revolucionare iraniane hap zjarr ndaj një anijeje cisternë

    April 18, 2026

    Banorët e kompleksit “Arlis” firmosin peticion pas zjarrit: Qira, dëmshpërblim dhe garanci sigurie

    April 18, 2026

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.