Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dy aksidente në Pogradec, plagosen dy drejtues mjetesh pas përplasjes me barrierat anësore

    Rama: Akti normativ i qershorit, dëshmi e rritjes ekonomike

    Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: Viktima, shoferi i minubusit, 12 të plagosur, 7 në gjendje të rëndë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    K*kainë, pistoletë dhe para/ Goditet grupi kriminal që shiste drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar

    June 30, 2026

    TIRANË-Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal që shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

    Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 14 shtetas, dhe “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetase, pjesëtarë të këtij grupi. Sakaq u shpallën në kërkim 5 shtetas, të dyshuar si pjesëtarë të grupit.

    Gjatë operacionit u vu në pranga edhe 1 shtetas që u kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, si dhe u zbuluan ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit. Sekuestrohen 220 gramë Kokainë, qindra doza Cannabis Sativa të gatshme për shitje, 1 armë zjarri pistoletë, 2 tavolina pokeri, fisha, çipsa për lojëra fati dhe 2 300 000 lekë të rinj.

    Në vijim të hetimeve të kryera me metoda speciale, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni i koduar “Segmenti”.

    Në kuadër të operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit G. Gj., 41 vjeç; A. H., 39 vjeç; K. M., 25 vjeç; K. K., 22 vjeç; P. K., 35 vjeç; A. M., 51 vjeç; A. C., 33 vjeç; R. Q., 31 vjeç; R. M., 32 vjeç; E. Sh., 43 vjeç; S. Z., 32 vjeç; A. H., 27 vjeç; A. C., 22 vjeç dhe G. M., 28 vjeç, si dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen F. Gj., 38 vjeçe.

    Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: M. Gj., 34 vjeç; O. N., 30 vjeç; E. A., 24 vjeç; E. S., 19 vjeç dhe K. S., 41 vjeç. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit u sekuestruan 220 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, pjesërisht e ndarë në doza, qindra doza të dyshuara Cannabis Sativa, gati për shitje, 2 tavolina pokeri, fisha dhe çipsa që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të palejuara, dhe 2 300 000 lekë të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

    Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 22 vjeç, të cilit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion. Nga hetimet e deritanishme është dokumentuar me prova ligjore se pjesëtarët e këtij grupi kriminal, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

    Ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë, në kuadër të të cilit, në periudha të mëparshme, janë finalizuar edhe disa operacione të tjera policore, me rezultat arrestimin e 7 shtetasve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    droge Tirane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dy aksidente në Pogradec, plagosen dy drejtues mjetesh pas përplasjes me barrierat anësore

    June 30, 2026

    Rama: Akti normativ i qershorit, dëshmi e rritjes ekonomike

    June 30, 2026

    Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: Viktima, shoferi i minubusit, 12 të plagosur, 7 në gjendje të rëndë

    June 30, 2026

    Dëshmia e pasagjeres së mbijetuar: Shoferi nuk dukej mirë, gjithçka ndodhi në pak sekonda

    June 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.