Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    Rekord i ri klimatik në Gjermani, temperaturat arrijnë nivele historike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kishin përshtatur 3 ambiente për kultivimin e dr*gës, arrestohet 35-vjeçari! Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

    January 26, 2026

    MALËSI E MADHE– Policia ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike në Malësi të Madhe.

    Bëhet me dije se është arrestuar një 35-vjeçar ndërsa është shpallur në kërkim një 36-vjeçar. Gjithashtu janë ndaluar janë edhe 4 punonjës të OSHEE-se, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim.

    35-vjeçari i arrestuar Kol Narkaj dhe personi tjetër i shpallur në kërkim akuzohen se kultivonin drogë në 3 ambiente ( një banesë dhe dy stalla) në fshatin Boriçi madh, nëpërmjet pajisjeve elektrike që i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

    Punonjësit e OSHEE të ndaluar për shpërdorim detyre janë shtetasit Valentin Kuvendaj, Xhuljano Ceraj, Faik Muselaj, Fatmir Kajoshaj. Nën hetim u vu po ashtu edhe një tjetër punonjës i OSHEE. Policia sekuestroi 771 bimë kanabis, 6 kg e 250 gr material bimor e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Malësi e Madhe / Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 8”. Shkon në 13 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.

    Vihet në pranga një 35-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 36-vjeçar, të cilët dyshohet se kishin përshtatur 3 ambiente në fshatin Boriç i Madh për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike, të cilat i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

    Ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre. Sekuestrohen 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

    Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, strukturat e specializuara ne DVP Shkoder ne bashkepunim ne Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe të mbështetura nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjen dhe përpunimin e tyre për shitje.

    Si rezultat, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 8”.

    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

    Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi; Xh. C., 24 vjeç, banues në Zagorë; F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Rashkullaj; dhe F. K., 58 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. S., 57 vjeç, punonjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar 3 ambiente (1 banesë dhe 2 stalla) në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre. Vijon puna intensive për kapjen e 36-vjeçarit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Arrestohet 35-vjeçari OSHEE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    June 26, 2026

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    June 26, 2026

    Rekord i ri klimatik në Gjermani, temperaturat arrijnë nivele historike

    June 26, 2026

    Izraeli dhe Libani nënshkruajnë marrëveshje kornizë pas ndërmjetësimit të SHBA-së

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.