Në përballje me Republikën e Koresë, Kina fitoi finalen e ekipit të përzier me 10 metra pushkë ajrore.
Loja përfundoi me rezultatin 16-12 për Kinën e cila u vlerësua me medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Çifti që fitoi me 10 metra pushkë, dyshja Yuting Huan dhe Lihao Sheng u pajisën me medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Parisit, duke bërë që Kina të bëhet shteti i parë që ngjitet në podium.
Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike Verore, ceremonia e hapjes u zhvillua jashtë një stadiumi.
Atletët parakaluan poshtë lumit Seine me varka , duke kaluar disa nga monumentet më ikonike të Parisit. Mijëra njerëz ndoqën nga tribunat e lumit.
Rruga prej gjashtë kilometrash (afërsisht 3.7 milje) përfundonte përpara Trokaderos së famshme, përballë Kullës Eifel.
Ceremonia u mbyll me Celine Dion duke kënduar “Hymne À L’Amour” të Edith Piaf nga niveli i parë i Kullës Eiffel.


