Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

    November 29, 2024
    Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

    JAPONI- Ushtritë e Kinës dhe Rusisë kanë organizuar dhe kryer patrullimin e nëntë të përbashkët ajror në “hapësirën relevante ajrore” mbi Detin e Japonisë, tha transmetuesi shtetëror kinez, CCTV. Patrullimi ajror ishte pjesë e një plani për bashkëpunim vjetor mes këtyre dy vendeve prej vitit 2019.

    CCTV raportoi se patrullimi ajror ka për qëllim testimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale dhe stërvitore të forcave ajrore të këtyre vendeve. Ushtria e Koresë së Jugut tha se i ngriti avionët e vet luftarakë pasi 11 avionë luftarakë kinezë dhe rusë u futën në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të vendit (ADIZ). Avionët qëndruan për rreth katër orë, para se të largoheshin pa shkaktuar ndonjë incident.

    Koreja e Jugut ka protestuar ndaj Kinës dhe Rusisë pasi ato e kryen patrullimin ajror pa njoftuar paraprakisht. Vendet kërkojnë që çdo avioni i huaj luftarak që futet në zonën e tyre ADIZ të identifikohet për arsye sigurie.

    Megjithatë, këto zona nuk cilësohen si hapësira ajrore të një shteti sovran dhe shpesh shtrihen në zona të ADIZ-ve të vendeve të tjera. Në korrik, Kina dhe Rusia kryen një patrullim të përbashkët ajror duke përdorur bombardues strategjikë që mund të pajisen me armë bërthamore në afërsi të shtetit amerikan, Alaska, në Paqësorin Verior dhe Arktik, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë t’i dërgojnë avionët e tyre luftarakë në hapësirën e vet ajrore./REL

    Deti i Japonisë Kina Rusia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.