Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kievi pret përgjigje të shpejtë për “Planin e fitores”

    October 14, 2024
    Kievi pret përgjigje të shpejtë për "Planin e fitores"
    Scholz dhe Zelenski në Berlin

    UKRAINË- Ukraina shpreson premtime të shpejta të perëndimit pas prezantimit të “planit të fitores” në lidhje me ndihmat e kërkuara ushtarake në luftën kundër agresionit rus. Kreu i zyrës presidenciale në Ukrainë, Andrij Jermak tha se nuk bëhet fjalë për ditë, po për orë.

    “Partnerët tanë e kuptojnë logjikën e planit”, citon agjencia gjermane e lajmeve, DPA, Jermak. Duhen tani hapa shumë konkrete të partnerëve perëndimore për të ndihmuar Ukrainën. Ukraina ndodhet aktualisht nën presion të madh pas pushtimit rus. Sipas kreut të zyrës presidenciale, Jermak ka pasur një vëmendje të madhe për planin e Zelenskit.

    Kërkesat e Ukrainës

    Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje nga “plani i fitores” i prezantuar nga presidenti Zelenski. Kreu i shtetit ukrainas zhvilloi javën e kaluar vizita në Paris, Romë, Londër dhe Berlin, ku u takua me kancelarin, Olaf Scholz.  Ajo që dihet, është se Ukraina kërkon nga perëndimi lejen për të sulmuar me raketa me rreze të gjatë veprimi objektiva ushtarakë thellë në territorin rus. Lidershipi ukrainas gjithmonë ka kërkuar që të shkatërrohen aftësitë ushtarake të Rusisë që të mos sulmojë më asnjë vend tjetër. Kievi kërkon po ashtu një ftesë për anëtarësim në NATO.

    Vetë presidenti Zelenski pas kthimit nga turi europian tha para ukrainasve, se do të ketë sërish ndihma ndërkombëtare për luftën kundër Rusisë. “Bota është gati të mbështesë në vitin e tretë të luftës, sepse njerëzit tanë, miliona ukrainas e meritojnë këtë mbështetje”, tha Zelenski në një mesazh me video pas kthimit nga qëndrimi në Berlin. Presidenti ukrainas apeloi tek partnerët perëndimore për unitet në veprime./ DW

    "Plani i fitores" Kievi Lufta në Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.