Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik

    May 25, 2025
    Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik
    Giorgia Meloni dhe kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen

    Italia, Danimarka dhe shtatë vende të tjera të BE-së duan që të ketë një interpretim të ri të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në sfondin e politikës së migrimit.

    Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) me seli në Strasburg është përgjegjëse për respektimin e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut të nënshkruar nga 46 shtete. “Ruajtja e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatës është fondamentale”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Alain Berset. “Në sfondin e sfidave komplekse të kohës sonë detyra jonë është ta forcojmë Konventën dhe jo ta dobësojmë atë”, theksoi ai. “Në një shoqëri, kur mbizotëron shteti ligjor, drejtësia nuk duhet të bjerë nën presionin politik”, nënvizoi më tej Berset.

    Në një letër të hapur, që u bë publike të enjten (22.05.2025) nga zyra e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, disa vende anëtare të BE-së kërkojnë një debat parimor lidhur me interpretimin e Konventës së të Drejtave të Njeriut. Shkas për këtë është shqetësimi, se konventa nuk është më e mjaftueshme për të reaguar ndaj sfidave aktuale, veçanërisht sa ka të bëjë me migrimin.

    Kjo kërkesë është nënshkruar nga qeveritë e Italisë, Danimarkës, Polonisë, Austrisë, Belgjikës, Letonisë, Estonisë, Lituanisë dhe Çekisë.

    Kritika ndaj vendimeve gjyqësore për migracionin

    Dokumenti në fjalë u publikua pas takimit ndërmjet kryeministres italiane Meloni dhe kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen në Romë. Të dyja kryeministret ndjekin një politikë restriktive migracioni. Në një deklaratë të përbashkët thuhet,se: “Ne duhet të rivendosim ekuilibrin e duhur.” Ka ardhur koha për një diskutim, “se si konventat ndërkombëtare t’u përshtaten sfidave të kohës sonë”.

    Nënshkruesit e deklaratës kërkojnë gjithashtu, “të shohin se si Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut i ka zhvilluar interpretimet e veta të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

    Gjykata në Strasburg së fundi ka trajtuar raste kundër Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, ku bëhej fjalë për trajtim të kundërligjshëm të migrantëve. Danimarkës madje iu kërkua që të ndryshojë rregulloren lidhur me bashkimin familjar. Gjykata gjithashtu ka dënuar disa herë Italinë për trajtimin ndaj emigrantëve.

    Në letrën e hapur të nëntë vendeve shprehimisht thuhet, “nëse gjykata në disa raste e ka tejkaluar kuadrin në interpretimin e konventës dhe nëse me këtë e ka ndryshuar ekuilibrin mes interesave që duhen mbrojtur”. Në disa raste është kufizuar aaftësia e vendeve për “të marrë vendime politike në demokracitë tona”.

    Shtetet e BE-së kërkojnë rregulla të reja për khimin e migrantëve

    Sipas Agjencisë së BE-së për mbrojtjen e kufijve, Frontex, numri i kalimeve ilegale të kufirit në Bashkimin Europian vitin e kaluar është ulur me 38 përqind në 239.000 raste. Më 2023 hyrjet ilegalisht shënuan numrin më të lartë që prej dhjetë vjetësh.

    Megjithatë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së i kërkuan Komisionit të BE-së në samitin e mbajtur në tetor 2024 “urgjentisht” rregulla të reja për kthimet e migrantëve të ardhur ilegalisht. Kësaj i parapriu rritja masive e presionit politik për këtë problematikë në Gjermani, në Austri dhe në vende të tjera./DW

    Danimarka GJEDNJ gjykata europiane italia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026

    Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.