ELBASAN– Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me kërkesën për t’u liruar nga burgu.
Aktualisht Gjici, sipas avokatit mbrojtës të tij ndodhet për trajntim mjekësor në një spital privat.
Ndërkohë ditën e sotme do të shqyrtohet kërkesa e tij për lirim nga burgu për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Pritet që sot në orën 13:00 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan do të shqyrtojë kërkeseën e Gjicit.
Kujtojmë se disa ditë më parë seanca e planifikuar për shqyrtimin e kësaj çështje u ndërpre dhe u shty pasi dokumentacioni ligjor i paraqitur para trupit gjykues kishte mungesa të theksuara dhe paqartësi për adresën spitalit ku po trajtohet Gjici. Në kërkesën, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk kishte dhënë asnjë shkak se cilat ishin arsyet që ai duhet të lërë burgun parakohe me vendim gjykate.
Ishte avokati i tij i cili bëri të ditur të gjitha problemet e shëndetit të tij si edhe klinikën e spitalit privat ku ai po trajtohet./Radar.al


